www.ofertapune.net Agjent/e i/e Shitjes në Terren | PunaIme

Agjent/e i/e Shitjes në Terren

Kompania

Tilda Tobacco

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-05-2025

Data e perfundimit

18-06-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

Agjent të Shitjes në Terren

Tilda Tobacco L.L.C. është në kërkim të Agjentëve të Shitjes energjikë dhe të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë. Pozita është e hapur për të gjithë kandidatët, pa dallim gjinie, femra apo meshkuj.

Kriteret e Kërkuara:

  • Të ketë përfunduar së paku arsimin e mesëm.
  • Patentë shofer aktiv (kategoria B) dhe përvojë në vozitje.
  • Përvojë pune në shitje ose në terren është përparësi e madhe.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe ndërtim marrëdhëniesh me klientët.
  • Aftësi analitike për identifikimin e nevojave të klientëve dhe problemeve të tregut.
  • Qëndrueshmëri dhe motivim për të arritur objektivat.
  • Etikë e lartë profesionale dhe sjellje e kulturuar.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Vizita ditore dhe furnizimi i rregullt i pikave të shitjes sipas planit të përcaktuar.
  • Kujdes për prezantimin dhe pozicionimin e produkteve në pika shitjeje.
  • Kërkimi dhe sigurimi i pikave të reja të shitjes.
  • Raportim i rregullt dhe informim mbi situatën në terren.
  • Monitorimi i konkurrencës dhe produkteve të ngjashme në treg.

Çfarë Ofrojmë:

  • Pagë bazë 500€ neto + bonus mujor (%) bazuar në shitjet e realizuara.
  • Kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi.
  • Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.

Apliko tani!
Dërgoni CV-në tuaj në [email protected] deri më 18 Qershor 2025.
Vetëm për pyetje që nuk janë të përfshira në këtë konkurs, mund të na kontaktoni përmes Viber ose WhatsApp në numrin: +383 (0) 44 318 655.