Agjent/e i/e Shitjes në Terren
Data e publikimit
18-01-2024
Data e perfundimit
22-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
“ARTMOTION” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Zona Industriale, Rr. “Lidhja e Pejës”, shpallë:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Pozita: Agjent/e i/e Shitjes në Terren – (D2D)
Vendi i punës: (1) Prishtinë, (1) Prizren, (1) Mitrovicë dhe (1) Vushtrri.
Detyrat dhe përgjegjësitë për pozitën e shpallur janë:
- Merret me shitjen në terren të produkteve të Artmotion
- Bënë kontratat të reja me klientë rezidencial
- Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja
- Shpërndan materiale promovuese nëpër njësi banesore dhe lagje të caktuara
- Sugjeron oferta promocionale në lokacione të caktuara
- Njofton klientët për produktet dhe shërbime ndaj klientëve
- Raporton tek përgjegjësit sipas nevojës
Kushtet dhe kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universiteti (e preferueshme) dhe/ose Diploma e shkollë së mesme,
- Përvojë pune në Shitje (e preferueshme në fushën e telekomunikacionit);
- Njohuri teknike (elementare) në telekomunikacion;
- Aftësi të mira të prezantimit dhe komunikimit;
- Aftësi në shkrimit të raporteve;
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollorë të mesme apo universitarë;
- Letër Motivuese;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
- Letër Rekomandime apo referenca eventuale (jo e domosdoshme).
Aplikimi bëhet përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose email-it (postës elektronike), në: [email protected]. Kandidatët të cilët aplikojnë në formë elektronike (e-mail), në subjekt duhet të specifikojnë Pozitën. Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 25.01.2024, Ora 16:00h.