Agjent/e i/e Shitjes në Biznes
Data e publikimit
10-02-2024
Data e perfundimit
13-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Marketing, Reklamim & PR
“Kujtesa Net” Sh.p.k. me seli në Prishtinë, Preoc Km. 7 Magjistralja, Prishtine Ferizaj:
K O N K U R S
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
Agjent/e i/e shitjes në biznes
Vendi i punës : Prishtine
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjës për rritjen dhe zhvillimin e portfolios se klienteve
- Zhvillimin e marrëdhenieve afariste me të gjithë klientët e biznesit
- Këshillon dhe ofron zgjidhje dhe produkte adekuate klientëve biznese
- Komunikon në mënyre profesionale me të gjithe klientët ekzistues dhe potencial
- Prezentimi i ofertave për kompani private dhe institucione e agjensione publike
- Përcjellë tender dhe përpilon oferta
- Përcjellë tërë procesin e instalimit te klienti deri te kyçja
- Pregatitja e të gjitha kontratave që të nënshkruhen nga klientët dhe sigurimin që atyre i është ofruar produkti/shërbimi më i mire për ata.
- Komunikimi me klientë, dhe informimi i njësive tjera lidhur me probleme teknike direkt apo permes telefonit / emailit.
- Bashkëpunon në baza ditore me departmentet e ndërlidhura, për preventive dhe eliminimin e të gjitha problemeve me klientë.
- Perpilon faturat dhe sigurohet që pagesat të kryhen në kohë
- Raporton me kohë për vonesa, probleme dhe eskalon situatat
- Raporton ne baza javore, mujore per te gjithe portfolion
- Rifreskon databazën e klientëve ekzistues dhe potencial
- Përfaqëson denjësisht kompaninë dhe vlerat e saj
Kualifikimet:
- Përvoje pune në shitje
- Te ketë të kryer shkollën e mesme e preferushme fakulteti Ekonomik
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizuese
- Të punojë me integritet,përkushtim dhe motivim në interes të kompanisë.
- Njohuri të gjuhës angleze
Kandidatët e interesuar të cilët aplikojnë për këto vende të punës, duhet që ti dërgojnë këto dokumente, përmes postës elektronike:
- CV-në si dhe dëshmitë e përgatitjes shkollore të mesme apo universitare;
- Dëshmi mbi përvojën e punës në fushën përkatëse;
- Certifikatat e trajnimeve eventuale;
Aplikimi bëhet përmes butonit “Apliko Këtu” ose email-it (postës elektronike), në: [email protected]
Aplikimet e pa kompletuara nuk do të merren parasysh.
Konkursi mbetet i hapur deri më datën 12.02.2024, Ora 16:00h.