Agjent/e i/e Shitjes me Shumicë (3)
Data e publikimit
26-05-2025
Data e perfundimit
13-06-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Kompania Union sh.p.k me seli në Vushtrri shpall konkurs për 3 vende të lira pune :
Pozita: 3 agjent të shitjes me shumicë
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Vizita te blerësi dhe identifikimi i nevojave;
- Identifikimi i gjendjes së raftave;
- Prezantimi i gjendjes klientit;
- Definimi i kërkesave të klientit dhe furnizimi me mallin e kërkuar;
- Printimi i faturës;
- Identifikimi i kënaqshmërisë së klientëve me produktin/shërbimin e ofruar;
- Mirëmbajta e mallit sa i përket dëmtueshmërisë dhe afatit të skadencës;
- Sigurimi i kushteve dhe mjedisit të përshatshme të automjetit transportues;
- Respektimi i rregullave të komunikacionit.
Kualifikimet e kërkuara
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorive B;
- Të kenë njohuri kompjuterike
- Përvoja e punes e domosdoshme
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” apo përmes e-mail adresës elektronike në: [email protected]
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi mbetet I hapur deri më 13 QERSHOR 2025.