www.ofertapune.net Agjent/e i/e Shitjes | PunaIme

Agjent/e i/e Shitjes

Kompania

Studio Moderna

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-03-2025

Data e perfundimit

27-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

POZICION I HAPUR: AGJENT I SHITJES – CALL CENTER
Studio Moderna është në kërkim të agjentëve të përkushtuar dhe ambiciozë për t’u bashkuar me ekipin tonë të shitjeve në call center. Nëse ke aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe një qasje të orientuar drejt rezultateve, kjo mund të jetë mundësia e duhur për ty!
Përgjegjësitë kryesore:
  • Komunikimi profesional me klientët për të identifikuar dhe adresuar nevojat e tyre.
  • Përdorimi i teknikave të shitjes dhe negocimit për të siguruar mbylljen e suksesshme të porosive.
  • Ndërtimi dhe mirëmbajtja e marrëdhënieve afatgjata me klientët.
  • Arritja dhe tejkalimi i objektivave të përcaktuara mujore.
  • Puna në ekip për të përmirësuar performancën dhe për të ndarë praktikat më të mira.
Çfarë ofrojmë?
  • Pagë fikse konkurruese + bonuse atraktive për performancë
  • Trajnime profesionale në shitje dhe komunikim për zhvillimin e mëtejshëm të aftësive tuaja
  • Mundësi për avancim në karrierë, bazuar në performancën individuale
  • Ambienti dinamik dhe motivues, me konkurrenca të brendshme dhe shpërblime për më të mirët
  • Një kulturë pune që vlerëson iniciativën dhe rezultatet
Apliko tani! Dërgo CV-në tënde përmes butonit “Apliko Këtu” apo në: [email protected]
Ne po kërkojmë ata që duan të sfidojnë veten dhe të arrijnë sukses në botën e shitjeve. Bashkohu me ne dhe bëhu pjesë e një ekipi fitues!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?