www.ofertapune.net Agjent/e i/e Shitjes | PunaIme

Agjent/e i/e Shitjes

Kompania

SMILE Home Care

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-12-2024

Data e perfundimit

25-12-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

SMILE Home Care Kërkon Agjent Shitjeje!
Përshkrimi i Pozitës:
SMILE Home Care, lider në ofrimin e shërbimeve sociale dhe shëndetësore në shtëpi, kërkon të zgjerojë ekipin e saj! Po kërkojmë dy Agjent Shitjeje energjik dhe me aftësi të shkëlqyera komunikimi për t’u bashkuar me ekipin tonë dinamik.

Detyrat Kryesore:

  • Prezantimi i shërbimeve të SMILE Home Care tek klientët potencialë.
  • Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve të mira me klientët.
  • Përcaktimi i nevojave të klientëve dhe ofrimi i zgjidhjeve të personalizuara.
  • Pjesëmarrja në aktivitete promovuese dhe marketingu për të zgjeruar bazën e klientëve.
  • Raportimi i rregullt mbi aktivitetet dhe arritjet.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Përvojë në shitje ose fusha të ngjashme (përvoja në sektorin shëndetësor përbën avantazh).
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negociimi.
  • Qasje pozitive dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
  • Njohuri bazë mbi teknologjinë dhe përdorimin e mjeteve të komunikimit.
  • Patentë shoferi

Çfarë ofrojmë:

  • Komisione të larta dhe motivuese, të bazuara në performancën e shitjeve.
  • Bonuse shtesë për arritjen e objektivave.
  • Një ambient pune profesional dhe mbështetës.
  • Mjete pune të përfshira: Veture, Laptop dhe Smartphone.
  • Trajnime dhe mundësi për zhvillim profesional.
  • Fleksibilitet në orarin e punës.

Nëse je i/e interesuar të bëhesh pjesë e ekipit tonë dhe të kontribuosh në përmirësimin e jetës së klientëve tanë, dërgo CV-në dhe një letër motivimi përmes butonit “Apliko Këtu” apo në adresën tonë elektronike: [email protected]

Afati për aplikim: 15.12.2024

Bashkohu SMILE Home Care dhe ndihmo në sjelljen e buzëqeshjes në çdo shtëpi!

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?