www.ofertapune.net Specialist/e i/e Shitjes | PunaIme

Specialist/e i/e Shitjes

Kompania

Beta Tech

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

17-01-2024

Data e perfundimit

25-07-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

BetaTech është një kompani dinamike dhe në rritje në fushën IT-së e përkushtuar në ofrimin shërbimeve më të larta cilësore për klientët tanë. Me një theks të veqantë në kënaqësinë e klientit, inovacionin dhe integritetin, po zgjerojmë ekipin tonë dhe kërkojmë një Agjent të Shitjes të motivuar për të kontribuar në suksesin tonë. Si Menaxher I Shitjeve, do të luani një rol kryesor në nxitjen e shitjeve dhe ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme me klientët tanë .Ju do të keni përgjegjësi për promovimin dhe shitjen e produkteve tona, përmbushjen e synimeve të shitjes dhe sigurimin e kënaqësisë së klientit. 

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Prezantimi dhe shitja e produkteve te BetaTech per klientet B2B.
  • Realizimi I objektivave mujore të përcaktuara nga kompania.
  • Zbatimi I politikave dhe procedurave të kompanisë.
  • Menaxhimi I marrëdhënieve me klientët dhe bashkëpunimi me departamentet e tjera.
  • Promovon produktet e kompanise dhe krijon shitje direkte për këto produkte
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klient në lidhje me kërkesat e tyre
  • Organizon promocione të vazhdueshme si element taktik për të rritur shitjen
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas nevojës për zhvillimin e objektivave të kompanisë.
  • Hulumtoni tregun dhe identifikoni mundësitë e reja të biznesit për të kuptuar nevojat e klientëve, preferencat dhe trendet e industrisë.
  • Zhvilloni dhe implementoni strategji të shitjes për të promovuar produkte ose shërbime në mënyrë efektive.
  • Kryeni vizita në terren dhe takime me klientët aktuale dhe potencialë.
  • Këshilloni klientët rreth produkteve ose shërbimeve, dhe ofroni zgjidhje të personalizuara sipas nevojave të tyre.
  • Ndërtoni dhe mbani marrëdhënie të forta dhe të gjata me klientët përmes komunikimit të rregullt dhe ndjekjeve.

          Kualifikimet :

  1. Arsimi I lartë i preferueshem.
  2. Përvojë mbi 2 vjet në sektorin e shitjeve.
  3. Përvojë pune në fushën e shitjeve në sektorin e teknologjise informative (E preferueshme)
  4. Aftësi menaxheriale dhe vendimarrëse.
  5. Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi.
  6. Pajisur me patent shofer të kategorisë B.
  7. Të ketë njohuri të gjuhës angleze.
  8. Të jetë fleksibile në orar.
  9. Puna ne presion.

Bashkohuni me ekipin tonë të talentuar dhe bëni një ndikim të rëndësishëm në mënyrën se si përdoruesit tanë angazhohen me produktet tona! Ne ofrojmë një mjedis pune bashkëpunues të fokusuar në rritje dhe inovacion.

Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë përmes butonit ‘Apliko Këtu’ ose duhet të dërgojn CV-të në e-mail adresën: [email protected]

Afati i aplikimit është deri me datën: 15.02.2024.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë dhe me kualifikime të nevojshme do të ftohen në intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?