Agjent/e i/e Shitjes (2), Shofer
Data e publikimit
08-07-2024
Data e perfundimit
20-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
KONKURS
Tëvë1, njësi e Telkos LLC, është televizion nacional dhe gjeneral me koncept modern dhe atraktiv, i cili tërheq shikues nga të gjitha moshat. Qëllimi kryesor i Tëvë1 është informimi i saktë, i drejtë dhe i paanshëm, po ashtu edukimi dhe argëtimi i shikuesve.
Pozitat e punës të hapura në Prishtinë:
Agjent/e i/e Shitjes x2
Qëllimi
Identifikimi i klientëve potencial, kuptimi i nevoja të tyre për reklamim dhe ofrimi i zgjidhjeve të personalizuar për marketing.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Prezantoni, promovoni dhe shitni produkte/shërbime duke përdorur argumente bindëse për klientët ekzistues dhe të ardhshëm.
- Kontaktoni biznese dhe persona për të gjeneruar klient.
- Krijoni, zhvilloni dhe mbani marrëdhënie pozitive me biznese dhe klient.
- Informoni menaxhmentin për nevojat e klientëve, problemet, interesat, aktivitetet konkurruese dhe potencialin për produkte dhe shërbime të reja.
- Realizoni objektivat dhe rezultatet e shitjeve sipas planifikimit.
- Koordinoni përpjekjet e shitjeve me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera.
- Kryeni analizën kosto-benefit dhe nevojave të klientëve ekzistues/potencial për të përmbushur nevojat e tyre
- Përshpejtoni zgjidhjen e problemeve dhe ankesave të klientëve për të maksimizuar kënaqësinë.
- Përcillni trendët dhe praktikat më të mira të marketingut.
- Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar
- Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
- Preferohet edukim universitar
- Përdorimi i mirë i teknologjisë
- Patentë Shofer
Benfitet
- Paga bazë
- Bonuse motivuese
- Mundësi për avancim dhe bashkëpunim afatgjatë
Shofer x2
Qëllimi
Dërgimi dhe kthimi i stafit nga terreni .
Detyrat dhe Përgjegjësitë
- Transportoni gazetaret, kameramanët dhe stafin tjetër deri në vendet e caktuar dhe kthimin në objektin e kompanisë.
- Kryeni kontrollet e mirëmbajtjes së veturave.
- Merrni furnizimet të zyrës ose nevojave të tjera administrative.
- Përdorini aplikacionet e navigimit për të gjetur rrugën më optimale.
- Siguroheni që vetura gjithmonë është e furnizuar mjaftueshëm me derivat për nevoja të udhëtimit.
- Mbani dhe organizoni oraret e udhëtimeve.
- Organizoni riparimin e veturave kur është e nevojshme.
- Raportoni kilometrat e kaluara gjatë udhëtimeve.
- Sigurohuni që ulëset e veturës të jenë të pastra dhe të rehatshme për stafin.
- Dërgoni veturën për pastrim dhe kujdeseni për pastërtinë e brendshme dhe jashtme.
- Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar
- Patentë Shofer me 10 vite përvojë
Benfitet
- Paga bazë
- Shtesa për fëmijë
- Mundësi për bashkëpunim afatgjatë
Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ deri më 08.08.2024.