www.ofertapune.net Agjent/e i/e Shitjes (2), Shofer | PunaIme

Agjent/e i/e Shitjes (2), Shofer

Kompania

tëvë1

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

08-07-2024

Data e perfundimit

05-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Tëvë1, njësi e Telkos LLC, është televizion nacional dhe gjeneral me koncept modern dhe atraktiv, i cili tërheq shikues nga të gjitha moshat. Qëllimi kryesor i Tëvë1 është informimi i saktë, i drejtë dhe i paanshëm, po ashtu edukimi dhe argëtimi i shikuesve.

Pozitat e punës të hapura në Prishtinë:

Agjent/e i/e Shitjes x2

Qëllimi

Identifikimi i klientëve potencial, kuptimi i nevoja të tyre për reklamim dhe ofrimi i zgjidhjeve të personalizuar për marketing.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Prezantoni, promovoni dhe shitni produkte/shërbime duke përdorur argumente bindëse për klientët ekzistues dhe të ardhshëm.
  • Kontaktoni biznese dhe persona për të gjeneruar klient.
  • Krijoni, zhvilloni dhe mbani marrëdhënie pozitive me biznese dhe klient.
  • Informoni menaxhmentin për nevojat e klientëve, problemet, interesat, aktivitetet konkurruese dhe potencialin për produkte dhe shërbime të reja.
  • Realizoni objektivat dhe rezultatet e shitjeve sipas planifikimit.
  • Koordinoni përpjekjet e shitjeve me anëtarët e ekipit dhe departamentet e tjera.
  • Kryeni analizën  kosto-benefit dhe nevojave të klientëve ekzistues/potencial për të përmbushur nevojat e tyre
  • Përshpejtoni zgjidhjen e problemeve dhe ankesave të klientëve për të maksimizuar kënaqësinë.
  • Përcillni trendët dhe praktikat më të mira të marketingut.
  • Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.

Kualifikimi i kërkuar

  • Kompetenca të shkëlqyera të komunikimit
  • Preferohet edukim universitar
  • Përdorimi i mirë i teknologjisë
  • Patentë Shofer

Benfitet

  • Paga bazë
  • Bonuse motivuese
  • Mundësi për avancim dhe bashkëpunim afatgjatë

Shofer x2

Qëllimi

Dërgimi dhe kthimi i stafit nga terreni .

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  • Transportoni gazetaret, kameramanët dhe stafin tjetër deri në vendet e caktuar dhe kthimin në objektin e kompanisë.
  • Kryeni kontrollet e mirëmbajtjes së veturave.
  • Merrni furnizimet të zyrës ose nevojave të tjera administrative.
  • Përdorini aplikacionet e navigimit për të gjetur rrugën më optimale.
  • Siguroheni që vetura gjithmonë është e furnizuar mjaftueshëm me derivat për nevoja të udhëtimit.
  • Mbani dhe organizoni oraret e udhëtimeve.
  • Organizoni riparimin e veturave kur është e nevojshme.
  • Raportoni kilometrat e kaluara gjatë udhëtimeve.
  • Sigurohuni që ulëset e veturës të jenë të pastra dhe të rehatshme për stafin.
  • Dërgoni veturën për pastrim dhe kujdeseni për pastërtinë e brendshme dhe jashtme.
  • Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.

Kualifikimi i kërkuar

  • Patentë Shofer me 10 vite përvojë

Benfitet

  • Paga bazë
  • Shtesa për fëmijë
  • Mundësi për bashkëpunim afatgjatë

Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ deri më 08.08.2024.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?