www.ofertapune.net Agjent/e i/e Patundshmërisë (2) | PunaIme

Agjent/e i/e Patundshmërisë (2)

Kompania

Dimensions Real Estate

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-02-2024

Data e perfundimit

27-04-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kërkohen dy (2) Agjentë të Patundshmërive

Dimensions Real Estate është një kompani e specializuar në fushën e patundshmërive. Dimensions Real Estate është krijuar nga viti 2015, dhe që nga viti 2015 dhe deri më sot ka arritur të ndërmjetësojë prona të ndryshme për shitje dhe qiradhënie. Synimi i kompanisë është që në tregun e patundshmërive të jetë Kompania lidere, duke u përshtatur gjithmonë kërkesave dhe nevojave të klientëve. Dimensions Real Estate është në kërkim të dy (2) agjentëve që do mund t’i bashkangjiten ekipit tonë dinamik. 

Përgjegjësitë e agjentit të pasurive të paluajtshme:

  • Të ketë të kryer arsimin e lartë.
  • Dhënien e udhëzimeve dhe ndihma e shitësit dhe blerësit në procesin e transaksionit.  
  • Procesi i negocimit të çmimeve dhe procesit të shit-blerjes së pronave. 
  • Mbledhja e ofertave për shitje dhe qira. 
  • Fotografimi, përgatitja dhe publikimi i ofertave. 
  • Mirëmbajtja dhe azhurnimi i ofertave. 
  • Mirëmbajtja dhe zhvillimi i rrjetit të bashkëpunimit dhe klientëve.  
  • Preferohet të ketë eksperiencë në shitje apo në fushën e patundshmërive së paku 1 vit.
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese, prezantuese & negociuese si dhe të jetë ambicioz/e
  • Të njohë programet bazë në përdorimin e kompjuterit.
  • Të ketë përfojë të mirë në postimin dhe menaxhimin e rrjetëve sociale si fb dhe Instagram duke postuar dhe rregulluar fotot/videot, etj.
  • Të ketë patent shoferë dhe disponueshmëri për të udhëtuar në lokacione të ndryshme nëpër Kosovë ku do që ndodhet prona.

Aftësi të Tjera:

  • Përgjegjshmëri
  • Ndershmëri dhe integritet
  • Njohuri për procesin e blerjes
  • Aftesi komunikimi
  • Aftësitë negociuese

Si Agjent/e të Patundëshmerive, ju do të përballeni me sprovat e përditshme të gjetjes së blerësve të mundshëm dhe bindjes së tyre drejt marrjes së vendimit optimal. Por, Dimensions Real Estate ju ndihmon duke qëndruar gjithmonë pranë jush pranë jush, duke ju fuqizuar të korrni suksese dhe ti mposhtni çdo pengesë dhe sfidë që mund të dalë gjatë rrugës deri në arritjen e suksesit të plotë.

Mjedisi dinamik i punës – Si agjent i patundshmërive, ju do të bëheni pjesë e një ekipi dinamik dhe professional. Dimensions Real Estate nxit një kulturë pozitive të punës që inkurajon punën në grup, ndarjen e ideve dhe mësimin e vazhdueshëm.

Kompensimi konkurrues – Ne çmojmë shumë lart përkushtimin dhe ekspertizën e agjentëve tanë të patundshmërive. Në Dimensions Real Estate, ju mund të prisni një paketë kompensimi mjaft konkurruese që vlerëson lartë kontributet tuaja dhe shpërblen punët dhe arritjet tuaja.

Mundësi të mëdha rrjetëzimi –T’i bashkohesh kompanisë tonë, do të thotë të përfitosh në një rrjet të gjerë profesionistësh të industries së real estate, duke përfshirë agjentë të tjerë, ndërmjetës, investitorë, klientë të ndryshëm në industry të tjera etj. Këto lidhje ju ofrojnë mundësi  shumë të vlefshme për të arritur sukses, referime dhe ngritje personale profesionale.

Kandidatët e interesuar mund të apikojnë për këto pozita duke dërguar një CV përmes butonit “Apliko Këtu” ose në email adresën: [email protected] 

Info rreth Dimensions Real Estate mund t’i gjeni ketu: https://dimensions-ks.com/

Vetëm kandidatët e suksesshëm do të ftohen në intervistë.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?