Agjent Doganor – Shpediter
Data e publikimit
05-04-2024
Data e perfundimit
05-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Dëshironi të jeni pjesë e stafit të kompanisë vendore lidere në auto industri?
Kompania jonë po zgjërohet dhe si rezultat ju keni mundësinë të aplikoni tek Auto Mita dhe të bëheni pjesë e kompanisë përfaqësuese të brendeve lidere botërore (Renault, Dacia, Nissan & Volvo).
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të cilët i plotësojn kushtet e cekura më poshtë të aplikojnë duke dërguar CV-në tuaj përmes email-it [email protected] .
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
- Agjent Doganor – Shpediter (1 pozitë)
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Lajmëron tranzitet për dërgesat e kompanisë.
- Tarifon mallërat gjatë importit dhe eksportit dhe bënë kontrollimin e dokumenteve doganore.
- Përpilon dhe dorëzon deklaratat doganore.
- Pëcakton detyrimin financiar doganor të subjektit në përputhje të plotë me kodin doganor dhe dispozitat e tij.
- Ndjek fizikisht deklaratën pranë sektorëve të ndryshëm të degës së doganës, më konkretisht sektorin e fizikut, të vlerës dhe të regjimeve.
- Përfaqeson subjektin në rastet kur dogana vendos për të kontrolluar ngarkesën që është në proces zhdoganimi.
- Merr pjesë në inspektimin doganor të mallrave.
- Paraqet dokumentet pranë organeve të inspektimit.
- Kryen shërbime tjera të përfaqësimit doganor në emër të kompanisë.
- Të jetë komod me punën nën presion të kohës.
Specifikat e punës:
- Të ketë të përfunduar fakultetin e drejtimit doganë dhe shpedicion ose ekonomik.
- Të ketë minimum tre vite përvoj pune.
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe organizative.
- Të ketë aftësi të vendimmarrjes në procese të zhdoganimit.
- Të ruaj dhe mbroj konfidencialitetin e informacioneve të kompanis.
- Të punojë me integritet, përkushtim dhe motivim në interes të kompanis.
- Të zotëroj aftësi të mira në përdorimin e paketës Office dhe programeve kompjuterike.
- Të ketë patent shofer të kategorisë B.
- E preferuar të ketë njohuri të gjuhës angleze.