Administrator të Rekrutimit (M/F)
Data e publikimit
18-03-2025
Data e perfundimit
27-03-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Burime Njerëzore
Nëse flet gjermanisht, është koha të filloni një karrierë profesionale në fushën e burimeve njerëzore. Këtë mundësi do ta keni në HumanPower, kompani e specializuar në fushën e rekrutimit.
Si pjesë e zgjerimit të aktiviteteve të rekrutimit në vendet e rajonit, jemi duke ofruar mundësi të punësimit për:
Pozita: Administrator të Rekrutimit (M/F)
Orari: i plotë nga e Hënë – e Premte (08:30 – 17:00)
Kriteri: Njohje e Gjuhës Angleze (niveli C1)
E preferueshme:: Njohje e Gjuhës Gjermane (minimum B2)
Vendi i punës: Prishtinë, Lagjja Pejton
Paga: Kompetitive, mbi mesatare
Përgjegjësitë:
- Rishikoni aplikacionet e kandidatëve për të përcaktuar kualifikimet me pozitën e punës së aplikuar.
- Koordinimi i procesit të punësimit nga fillimi në fund, duke përfshirë caktimin e termineve të intervistave, komunikimin me kandidatët dhe organizimin e ofertave të punësimit.
- Përgatitja e raporteve të rregullta mbi aktivitetet e rekrutimit duke përfshirë përditësimet e statusit të kandidatëve në software të rekrutimit.
- Ndihmon në pjesët e ndryshme administrative të procesit të rekrutimit
Eksperienca dhe Njohuritë:
Nëse nuk keni eksperiencë në pozita të ngjashme, nuk ka problem, sepse trajnimin do ta merrni gjatë punësimit tuaj në HumanPower. Është me rëndësi të keni gatishmëri të mësoni dhe e preferueshme të keni njohuri të gjuhës Gjermane në nivelin minimum B2. Është me rëndësi:
- Të keni vullnet të mësoni
- Të keni aftësi të komunikimit dhe aftësi organizative (administrative)
- Të keni të përfunduar studimet e nivelit Bachelor
- Të keni njohuri në përdorimin e kompjuterit
Si të aplikoni?
Afati i fundit për aplikim në këtë pozitë është 27 Mars 2025. Aplikimi vlen vetëm përmes butonit “Apliko”.