www.ofertapune.net Administrator i Sistemeve | PunaIme

Administrator i Sistemeve

Kompania

Byroja Kosovare e Sigurimit

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-03-2025

Data e perfundimit

03-04-2025

Lloji i orarit

Full Time

Administrator i Sistemeve (System Administrator) 

Përshkrimi për aktivitetin e Byrosë Kosovare te Sigurimit,

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) është një institucion përgjegjës për administrimin dhe mbikëqyrjen e sistemit të sigurimit të automjeteve në Kosovë. Ajo luan një rol kyç në garantimin e mbrojtjes së të siguruarve dhe në zbatimin e marrëveshjeve ndërkombëtare për sigurimin kufitar. BKS siguron funksionimin e sistemit të sigurimit të detyrueshëm të automjeteve, trajton kërkesat për kompensim në rast aksidentesh dhe bashkëpunon me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare për zhvillimin dhe përmirësimin e politikave të sigurimit. 

Përmbledhje e Punës – Qëllimi i përgjithshëm: 

Qëllimi kryesor i pozitës së Administratorit të Sistemeve është të sigurojë funksionimin optimal, të qëndrueshëm dhe të sigurt të infrastrukturës teknologjike të organizatës. Kjo përfshin mirëmbajtjen, konfigurimin dhe monitorimin e sistemeve IT, si dhe zgjidhjen e problemeve teknike për të mbështetur proceset operacionale dhe strategjike të organizatës. 

Përgjegjësitë Kryesore – Përshkrimi i punëve: 

  • Siguron performancë të lartë dhe disponueshmërinë e sistemeve dhe serverëve,
  • Menaxhon dhe optimizon burimet teknologjike për të përmbushur nevojat e organizatës,
  • Siguron mbështetje teknike dhe trajnime për përdoruesit dhe ekipin IT.
  • Menaxhimi i serverëve (fizikë dhe virtualë) dhe platformave të virtualizimit (p.sh., VMware, Hyper-V).
  • Zbatimi i përditësimeve të softuerit dhe sistemeve operative për të siguruar funksionalitet dhe siguri optimale.
  • Menaxhimi i llogarive të përdoruesve, lejeve dhe sigurisë së të dhënave.
  • Menaxhimi i Active Directory (AD): krijimi i llogarive, grupeve, politikave të sigurisë (GPO), replikimi i domain controllers.
  • Menaxhimi dhe konfigurimi i File Server dhe firewall-it për sigurinë e rrjetit.
  • Përditësimi dhe instalimi i patch-eve të sigurisë për sistemet operative dhe softuerët.
  • Monitorimi i performancës së sistemeve për të identifikuar dhe adresuar çështjet teknike.
  • Konfigurimi, mirëmbajtja dhe diagnostikimi i rrjeteve lokale (LAN), të gjera (WAN), dhe pajisjeve të rrjetit (routerë, switch-e, firewall).
  • Ofrimi i ndihmës teknike për përdoruesit fundorë dhe stafin e organizatës.
  • Zgjidhja e problemeve harduerike dhe softuerike në mënyrë të shpejtë dhe efikase
  • Dokumentimi i konfigurimeve të sistemeve, ndryshimeve dhe procedurave të menaxhimit.

  Kualifikimet dhe Përvoja:

  • Diplomë në Teknologji të Informacionit, Inxhinieri Kompjuterike ose fusha të ngjashme (preferohet)
  • Së paku 5 vite përvojë pune ne lëmin përkatëse ose ekuivalente.
  • Certifikime të vlefshme (p.sh., Microsoft (MCSA/MCSE), Cisco (CCNA), CompTIA Security+ etj.) janë avantazh.
  • Përvojë me administrimin e rrjeteve dhe protokollet (TCP/IP, DHCP, DNS, VPN)
  • Eksperiencë në menaxhimin e Windows Server, Active Directory si dhe Office 365 -Entra ID
  • Njohuri profesionale: Servisim, Instalimin, CISCO, Microsoft Server, VPN, etj.
  • Aftësi për të analizuar dhe zgjidhur probleme teknike në mënyrë efektive.
  • Njohja e gjuhës angleze.

Informacion Shtesë: 

  • Fleksibilitet ne pozicionin e punës dhe marrjen e përgjegjësive shtese sipas nevojës,
  • Mundësi për t’u rritur profesionalisht,
  • Mjedis pune bashkëpunues,
  • Page dinjitoze krahasuar me çmimet e tregut.

Si të aplikohet: 

  • Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet përkatëse në email: [email protected] me përshkrim “Aplikim për Administrator i Sistemeve (Systems Administrator)”
  • Dokumentet e nevojshme për aplikim:
    • CV;
    • Diplomat, certifikatat dhe trajnimet përkatëse;
    • Dëshmia e përvojës së punës
  • Konkursi është i hapur deri më datën 03.04.2025 në ora 16:00 Shënim
    • Vetëm aplikimet me dokumentacion të kompletuar do të merren parasysh.