www.ofertapune.net Account Manager | PunaIme

Account Manager

Kompania

Oxa Group

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

21-06-2022

Data e perfundimit

22-09-2023

Lloji i orarit

Full Time

Kompania OXA-GROUP me seli në Ferizaj për nevojat e  saja,  hap konkurs për pozitën:

“Account Manager”

Detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës:

Vepron si pika kryesore e kontaktit për të gjitha çështjet specifike për klientët B2B dhe llogaritë e tyre;

  • Ndërtimi dhe mbajtja e marrëdhënieve të forta dhe afatgjata me klientët.
  • Mbikqyrja dhe menaxhimi i llogarisë së klientit duke përfshirë edhe pagesat dhe negocimet e afateve dhe kontratave;
  • Të sigurojë ofrimin në kohë dhe të suksesshëm të zgjidhjeve tona sipas nevojave dhe objektivave të klientëve;
  • Punon me ekipet e shitjes dhe ekipet tjera të brendshme për të zhvilluar plane strategjike të marketingut në arritjen e KPI të dakorduar;
  • Zhvillon dituri të mjaftueshme dhe të plotë të produkteve tona në mënyrë që të arrihen targetet e shitjes;
  • Monitoron pagesat e klientëve dhe sigurohet që të njëjtat janë realizuar sipas marrëveshjes;
  • Monitoron konkurrencën, vlerëson impaktin, dhe raporton të gjeturat tek Menaxhmenti i kompanisë;
  • Bashkëpunim i ngushtë me njësinë e administrimit të shitjes në përmbushje të porosive;
  • Mirëmbanë raportet me klientët dhe promovon qasje pozitive;
  • Përpilon dhe harton raporte të ndryshme ditore/javore lidhur me aktivitetet e shitjes dhe rritjes së prezencës së produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues/të rinj;
  • Si dhe detyra të tjera të ndërlidhura me natyrën e punës;

Kushtet për aplikim:

  • Të ketë të mbaruar së paku shkollën e mesme, diploma; universitare në fushat relevante do të konsiderohet përparësi;
  • Njohja e Gjuhes Serbokroate dhe angleze;
  • Patentë-shoferi: Kategoria “B” – të këtë një rekord të pastër të ngasjes (Kategoria C është përparësi);
  • Të ketë përvojë relevante pune në fushën përkatëse;
  • Të ketë etikë të lartë dhe paraqitje profesionale në punë;
  • Kandidatët preferohen të jenë nga Komuna Ferizajt apo rrethina;

Çka ofron kompania:

  • Punësim afatgjatë me kontratë pune sipas legjislacionit në fuqi (Kandidatit më të suksesshëm kompania do të i ofroj kontratë të rregullt pune me një periudhë provuese në kohëzgjatje prej 3 muajve);
  • Mundësi avancimi në karrierë;
  • Pagë konkurruese.

Të gjithë të interesuarit për të aplikuar;

  • Personat e interesuar mund të dërgojnë aplikimin e tyre në formë të CV-së në adresën elektronike: [email protected], me titull në subject: Account Manager. Çdo informatë tjetër që dërgoni si Letër motivuese,referencë,certifikata të trajnimeve, punime të ndryshme ,  do të merret parasysh.

Afati fundit për aplikim është data 04/07/2022