15 Vende Pune për Infermierë në Gjermani
Data e publikimit
18-09-2023
Data e perfundimit
10-10-2023
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Shëndetësi, Medicinë
“Projekti RE-ALIS vjen sërish në Prishtinë për të përzgjedhur 15 infermierë që më pas do të kenë mundësinë të nisin punë në spitalin Wolfsburg Clinic.”
Ky është çasti i duhur për të gjithë ju infermierë që dëshironi të nisni karrierën tuaj në Gjermani.
Për të marrë pjesë në intervista ju lutemi të regjistroheni në faqen tonë të webit: www.re-alis.com
Ose kontaktoni në numrat dhe emailin e mëposhtëm:
Cel: +383 49 584 895 // +383 49 343 476
Email: [email protected]
Adresa e qendrës në Prishtinë: CAT CODE AND TECH / Rr. Agim Ramadani, Nr.395, Prishtinë, KOSOVË
Pse projekti RE-ALIS është garanci e suksesit?
1) Sepse është i vetmi projekt që i mbështet infermierët finanaciarisht me një bursë mujore prej 300€ që nga momenti kur nis kursi e deri në fund.
2) Është një projekt që lejon punësimin vetëm në spitale në Gjermani.
3) Është një projekt unik që fokusohet në mësimin e gjuhës gjermane dhe jo vetëm në përgatitjen për një certifikatë gjuhësore, prandaj mundëson 1000 orë mësim, 6 orë në ditë, 5 herë në javë.
4) Është i vetmi projekt i ndërtuar dhe i menaxhuar nga infermierët. Ai u ofron infermierëve mundësinë për të kryer një muaj përgatitje profesionale në laborator dhe sipas kurrikulave gjermane.
5) RE-ALIS ofron asistencë FALAS për të gjitha procedurat si në Kosovë ashtu edhe në Gjermani.
6) Informon infermierët se si funksionon sistemi i infermierisë në Gjermani dhe si mund të formësoni karrierën tuaj në të ardhmen.
7) RE-ALIS është i vetmi projekt që mendon edhe për jetën tuaj sociale duke krijuar mundësinë e takimeve sociale në grup, pasi siguron që të shkoni gjithmonë në grup në të njëjtin spital në Gjermani.
8) Spitali, si punëdhënësi juaj i ardhshëm kujdeset edhe për akomodimin tuaj kur të mbërrini në Gjermani dhe të filloni punën tuaj në spital.
Si shkon njё infermier shqiptar nё Gjermani nёpёrmjet projektit RE-ALIS
APLIKIMI
Pёr tё aplikuar duhet tё keni mbyllur me sukses studimet pёr infermieri, Bachelor ose shkollen e mesme tё mjeksisё si dhe tё jeni pajisur me licensёn e infermierit, me lejen e ushtrimit tё profesionit.
INTERVISTA
Pasi kёni plotёsuar formularin e aplikimit, ju pёrzgjidheni nga stafi i RE-ALIS pёr tё zhvilluar intervistё tё drejtёpёrdrejtё me drejtuesit e spitaleve gjermane qё vijnё nё Shqipёri. Intervistat bёhen pranё zyrave tona nё Prishtinё.
MЁSIMI I GJUHЁS GJERMANE
Nёse ju pёrzgjidheni prej spitalit, ju do tё nёnshkruani Kontratёn e Bashkёpunimit me Projektin RE-ALIS dhe do tё merrni pjesё nё mёsimin e gjuhёs gjermane deri nё arritjen e nivelit gjuhёsor B2. Kursi i gjuhёs gjermane me kohё tё plotё shtrihet nё 1000 orё mёsimi dhe zhvillohet me metodat të moderne.
TRAJNIMI
Arritja e nivelit B2 ёshtё kusht qё ju tё merrni pjesё nё njё provim ose njё praktikё disamujore, me qёllim qё autoritetet pёrkatёse gjermane t´ju japin lejen e ushtrimit tё Profesionit si Infermier nё shtetin gjerman (Licensa Gjermane, Urkunde).
PЁRGATITJA E DOKUMENTACIONIT
RE-ALIS kujdeset qё spitali tё marrё pёrsipёr financimin e plotё tё mёsimit tё gjuhёs, si dhe tё trajnimit tuaj. Gjithashtu, ju mundёsohet gjatё kursit njё ndihmё financiare mujore dhe ju mbulohen shpenzimet e bёra gjatё procesit tё marrjes sё Vizёs pёr Punё nё Gjermani.