www.ofertapune.net 10 Pozita për praktikantë (me pagesë) (AL/SRB) | PunaIme

10 Pozita për praktikantë (me pagesë) (AL/SRB)

Kompania

Grupi për Studime Juridike dhe Politike

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

22-05-2023

Data e perfundimit

28-12-2023

Lloji i orarit

Intern

Kategoritë

Ligj & Legjislacion

THIRRJE PËR APLIKIM

PROGRAMI  I PRAKTIKËS PËR JURISTË TË DIPLOMUAR

Pozita: Praktikant (10 pozita) me pagesë

Paga: 200 € (Bruto)

Kohëzgjatja: 12 muaj (1 Korrik 2023– 31 qershor 2024)

Vendi: 7 Gjykatat Themelore në Kosovë

Mbi programin:

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) është një organizatë e pavarur, jo-partiake dhe jo-fitimprurëse me seli në Prishtinë, Kosovë. Misioni i saj është të zhvillojë hulumtime kredibile të politikave publike në fushat e politikës, sundimit të ligjit dhe ekonomisë dhe të shtyjë përpara zgjidhjet e politikave që adresojnë dështimet dhe/ose të trajtojnë problemet në fushat e politikave në fjalë.

GLPS në bashkëpunim me Fondin për Zhvillimin e Komunitetit (CDF) është duke zbatuar projektin e titulluar: “JUST REACT – Boosting Civic Reaction towards an Improved Access to Justice in Kosovo”, financuar nga Bashkimi Evropian. Qëllimi kryesor i projektit është përmirësimi i qasjes në drejtësi dhe rritja e besimit qytetar në sistemin e drejtësisë. Kjo tentohet të arrihet përmes aktiviteteve të shumta që kontribojnë në përgatitjen e kuadrove të reja për angazhimin e tyre profesional në institucionet për sundimin e ligjit.

Njëri ndër këto aktivitete është edhe implementimi i programit të praktikës në sektorin e sundimit të ligjit. Programi është krijuar për të akomoduar dhjetë (10) juristë të rinj brenda një periudhe njëvjeçare. Praktika do të synojë të angazhojë profesionistë të rinj në të shtatë gjykatat themelore në mbarë Kosovën, si dhe në Gjykatën e Apelit. Praktikantët do të angazhohen përmes një plani të detajuar pune që do të arrihet bashkërisht me gjykatat dhe prokurorinë. Qëllimi i programit është të vendosë bazat për një qasje më praktike duke i lejuar juristët e sapodiplomuar të fitojnë përvojë profesionale pas përfundimit të praktikës së tyre, duke nxitur mendimin e tyre kritik dhe duke rritur shkathtësitë analitike për  çështje relevante të sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë.

Kërkesat dhe kualifikimet e nevojshme:

  • Duhet të jenë qytetarë ose banorë të përhershëm të Kosovës;
  • Duhet të kenë diplomën BA në Juridik në universitetet publike ose private të Kosovës;
  • Aftësitë të shkëlqyera komunikimi si me gojë ashtu edhe me shkrim në gjuhën shqipe janë të detyrueshme;
  • Njohuri bazike për procedurat ligjore dhe aftësi për të hartuar dokumente ligjore;
  • Aftësi dhe gatishmëri për të punuar në mënyrë të pavarur ose me të tjerët;
  • Shkathtësitë e shkëlqyera në përdorimin e kompjuterit (Word, PowerPoint dhe Excel) janë të domosdoshme;
  • Përvoja e punës në këtë fushë është një përparësi.

Si të aplikohet?

Një aplikim i kompletuar përfshin:

  • Rezymenë (CV) në formatin Europass, maksimum 3 faqe;
  • Letër motivuese që tregon interesin në program (maks. 1000 fjalë);
  • Transkriptat e notave të universitetit;
  • Vërtetimin që nuk është nën hetime;
  • Një letër rekomandim nga punëdhënësi i mëhershëm, një profesor ose mentor.

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet nëse nuk u përmbahet kritereve të përcaktuara më lartë.

Ju lutem vini re se të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen në gjuhën shqipe ose serbe në formatin PDF në adresën e mëposhtme: [email protected]  jo më vonë se 2 Qershor 2023 (Ora 16:00). Subjekti i emailit duhet të jetë “2023 GLPS – JUST REACT – Programi i Praktikës”. Aplikacionet pranohen vetëm në mënyrë elektronike.

Asnjë aplikacion nuk do të pranohet/konsiderohet pas mbylljes së afatit për aplikim dhe në çfardo forme tjetër (p.sh. fizikisht, përmes faksit) ose të dërguara në adresa të tjera. Thirrjet telefonike nuk pranohen. Vetëm kandidatët që do hyn në listën e ngushtë do të njoftohen.

Aplikimet inkurajohen nga të gjithë kandidatët e kualifikuar, pavarësisht nga përkatësia identiteti gjinor, etnike, mosha, besimi, dhe orientimi seksual.


POZIV ZA PRIJAVU

PROGRAM PRAKSE ZA DIPLOMIRANE PRAVNIKE

Pozicija: plaćeni pripravnik (10 pozicija)

Plata: 200 € (bruto)

Trajanje: 12 meseci (1. jul 2023 – 31. jun 2024)

Mesto: 7 osnovnih sudova na Kosovu

O programu:

Grupa za pravne i političke studije (GLPS) je nezavisna, nestranačka, neprofitna organizacija sa sedištem u Prištini, Kosovo. Njena misija je da sprovede kredibilno istraživanje javnih politika u oblastima politike, vladavine prava i ekonomije i da unapredi rešenja politike koja se bave neuspesima i/ili rešavaju probleme u oblastima politike o kojima je reč.

GLPS u saradnji sa Fondom za razvoj zajednice (CDF) realizuje projekat pod nazivom: “JUST REACT – Boosting Civic Reaction towards an Improved Access to Justice in Kosovo”, koji finansira Evropska Unija. Glavni cilj projekta je poboljšanje pristupa pravdi i povećanje poverenja građana u pravosudni sistem. To se nastoji postići brojnim aktivnostima koje doprinose pripremi novih kadrova za njihov profesionalni angažman u institucijama vladavine prava.

Jedna od ovih aktivnosti je i sprovođenje programa stažiranja u sektoru vladavine prava. Program je osmišljen tako da primi deset (10) novih advokata u periodu od godinu dana. Stažiranje će imati za cilj angažovanje mladih stručnjaka u sedam osnovnih sudova širom Kosova, kao i u Apelacionom sudu. Stažisti će biti angažovani kroz detaljan plan rada koji će se postići zajedno sa sudovima i tužilaštvom. Cilj programa je da se postavi osnova za praktičniji pristup omogućavajući novodiplomiranim pravnicima da steknu profesionalno iskustvo nakon završetka stažiranja, podstičući kritičko razmišljanje i unapređujući analitičke veštine o relevantnim pitanjima pravosudnog i tužilačkog sistema na Kosovu.

Neophodni zahtevi i kvalifikacije:

  • Mora da bude državljanin ili stalni stanovnik Kosova;
  • Mora da poseduje diplomu pravnog fakulteta na javnim ili privatnim univerzitetima na Kosovu;
  • Obavezne su odlične usmene i pismene komunikacione veštine na albanskom jeziku;
  • Osnovno poznavanje pravnih procedura i sposobnost izrade pravnih dokumenata;
  • Sposobnost i spremnost da radi samostalno ili sa drugima;
  • Odlične računarske veštine (Word, PowerPoint i Excel) su neophodne;
  • Radno iskustvo u ovoj oblasti je prednost.

Kako se prijaviti?

Kompletna prijava uključuje:

  • Biografija (CV) u Europass formatu, maksimalno 3 stranice;
  • Motivaciono pismo kojim se pokazuje interesovanje za program (maks. 1000 reči);
  • Univerzitetski transkripti;
  • Uverenje da nije pod istragom;
  • Pismo preporuke od prethodnog poslodavca, profesora ili mentora.

Nijedna prijava neće biti prihvaćena/razmotrena ako ne ispunjava gorenavedene kriterijume.

Molimo vas imajte u vidu da se svi dokumenti moraju dostaviti na albanskom ili srpskom jeziku u PDF formatu na sledeću adresu: [email protected] najkasnije 2 jun 2023. (u 16:00 časova). Predmet emaila treba da bude “2022 GLPS – JUST REACT – Program stažiranja”. Prijave se primaju samo elektronskim putem.

Nijedna prijava neće biti prihvaćena/razmatrana nakon isteka roka za prijavu ni u kakvom drugom obliku (npr. fizički, faksom), niti poslata na neke druge adrese. Telefonski pozivi se ne primaju. Samo uži kandidati će biti obavešteni.

Podstiču se svi kandidati koji ispunjavaju uslove, bez obzira na pol, etničku pripadnost, starosnu dob, veru i seksualnu orijentaciju da se prijave.