Përfaqësues/e Mjekësore
Data e publikimit
23-10-2024
Data e perfundimit
19-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
KONKURS PUNE
Titulli i vendit të punës:Përfaqësues/e Mjekësore
Vendndodhja: Zyra në Prishtinë
Detyrat kryesore dhe përgjegjësitë
- Kryerja e vizitave të rregullta te mjekët, farmacistët dhe profesionistet e tjere shëndetësor, ne te gjithe rajonin për të prezantuar dhe promovuar produktet mjekesore të kompanisë.
- Përgatitja dhe ndjekja e një plani të rregullt të vizitave për mjekët dhe farmacitë ne te gjithe rajonin, për të rritur ndërgjegjësimin dhe përdorimin e produkteve mjekesore.
- Analizimi i tendencave të tregut.
- Përcjellja dhe përkthimi i broshurave, katalogjeve dhe fletushkave të produkteve mjekësore, sipas nevojave të mjekëve dhe pacientëve.
- Përfaqësimi i kompanisë në konferenca, seminare dhe evente të tjera të fushës mjekësore për të promovuar dhe rritur ndërgjegjësimin për produktet mjekesore.
- Përgatitja e raporteve periodike dhe analizimi i shitjeve për të siguruar arritjen e objektivave të vendosura nga kompania.
- Menaxhimi dhe planifikimi i stoqeve të produkteve për shitje.
- Planifikimi dhe përgatitja e porosive të produkteve bazuar në kërkesat e klientëve.
- Përgatitja e ofertave sipas nevojave dhe kërkesave të klientëve.
- Te jete i/e gatshme te udhëtoje jashtë shtetit per trajnime dhe konferenca.
Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:
- Diplomë universitare, e preferueshme në fushën e mjekësisë;
- Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi;
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, prezantimi dhe negocimi;
- Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
- Të posedojë patentë shoferi, e domosdoshme;
- Qasje të këndshme dhe pozitive në komunikimin me palët bashkëpunuese;
- Aftësi për të menaxhuar stresin dhe trajtuar detyra të shumta e të ndryshme në të njëjtën kohë dhe ndarja e tyre me prioritet;
- Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të
- përmbushur afatet;
- Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
- Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Curriculum Vitae (CV);
- Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
- Dëshmi për përvojën e punës;
Dërgoni aplikacionet tuaja përmes butonit “Apliko Këtu” ose tek: [email protected]
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë