Ftesë për shprehje të interesit – Dizajnimi, organizimi dhe mobilimi i hapësirave të zyrës dhe sallave të trajnimeve të ShKÇAK
Data e publikimit
08-10-2024
Data e perfundimit
25-12-2024
Kategoritë
Ftesë për shprehje të interesit
Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës (ShKÇAK) është organizatë profesionale, jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse, e themeluar në vitin 2001 që ofron programe të edukimit dhe certifikimit të njohura ndërkombëtarisht për kontabilitet dhe auditim.
ShKÇAK i fton kompanitë e interesuara që të shprehin interesin për pjesëmarrje në tenderin me titull:
“Dizajnimi, organizimi dhe mobilimi i hapësirave të zyrës dhe sallave të trajnimeve të ShKÇAK”
Nr. REF: ShKÇAK – 001/2024.
Kushtet minimale për kualifikim janë:
- Çertifikata e biznesit;
- Informata për biznesin të cilën Operatori Ekonomik e ushtron;
- Vërtetim nga ATK për përmbushjen e obligimeve tatimore;
- Portfolio e shërbimeve dhe produkteve;
- Referenca për realizimin e projekteve të ngjashme përgjatë 5 viteve të fundit;
- Të ketë kapacitet (teknik, organizativ, financiar) për të ofruar mbështetje gjatë gjithë kohëzgjatjes së projektit.
Të interesuarit mund të shprehin interesim për aplikim nëpërmjet e-mail adresës [email protected] duke bashkangjitur dokumentet që kërkohen për kualifikim.
Afati për shprehjen e interesit është deri më 14/10/2024, ora 15:00.
Kompanitë që kanë shprehur interesin dhe të cilat i plotësojnë kushtet minimale për kualifikim do të ftohen të vizitojnë hapësirat dhe do të njoftohen me kërkesat specifike.
Ju lutemi që të gjitha kërkesat apo pyetjet e juaja t’i adresoni VETËM me shkrim.
Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës Adresa: Rr. Sylejman Vokshi nr. 50, kati I/1
Prishtinë, Kosovë
Për: Departamentin e prokurimit
E-mail: [email protected]