www.ofertapune.net Teknik në Terren për Internet (2) | PunaIme

Teknik në Terren për Internet (2)

Kompania

Telkos

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

23-09-2024

Data e perfundimit

23-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Telekomunikim

Konkurs
Telkos LLC është kompani e telekomunikacionit, e cila ofron internet me shpejtësi të lartë përmes fijeve optike, televizion kabllor dhe transmetim televiziv për klientët rezidencialë dhe organizatat e të gjitha llojeve në mbarë Kosovën.
Pozitat e punës të hapura në Prishtinë:
  • Teknik në Terren për Internet (2)
Qëllimi
Ndërtimi dhe mirëmbajtja e rrjetit të internetit, si dhe kyçja e klientëve të rinj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
  1. Lidhni, shkëputni, mirëmbani dhe instaloni pajisjet e kompanisë te klientët apo brenda rrjetit të internetit.
  2. Përdorni mjetin transportues dhe pajisjet e punës në mënyrë të sigurt për veten dhe ekipin e punës, duke u kujdesur dhe mirëmbajtur ato vazhdimisht.
  3. Instaloni, riparoni, mirëmbani dhe testoni linjat e aksesit për të gjitha llojet e pajisjeve dhe teknologjive.
  4. Kryeni punët e nevojshme për të shtrirë kabllot brenda rrjetit dhe deri te klienti, nëpër shtylla, puseta dhe infrastrukturë fizike.
  5. Kryeni punën sipas specifikave, udhëzimeve dhe planeve të pranuara nga mbikëqyrësit.
  6. Kur është e nevojshme, i përshtateni orarit të punës sipas nevojave të biznesit.
  7. Kujdesuni vazhdimisht për shëndetin dhe sigurinë në punë dhe, në rast të paraqitjes së rrezikut pas vlerësimit, informoni mbikëqyrësin menjëherë.
  8. Vazhdimisht përdorni pajisjet personale mbrojtëse pa asnjë përjashtim.
  9. Merrni pjesë në takimet dhe trajnimet e sigurisë dhe ato profesionale.
  10. Punoni gjithmonë me profesionalizëm dhe sigurohuni për qëndrueshmërinë e punës tuaj dhe të ekipit të punës.
  11. Menaxhoni tiketat dhe raportoni për punën e kryer dhe atë të planifikuar.
  12. Jepni ide dhe merrni nisma për të përmirësuar punën tuaj dhe të ekipit të punës.
  13. Komunikoni me klientët në mënyrë profesionale në të gjitha situatat, duke demonstruar mirësjellje, durim dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me klientët.
  14. Bashkëpunoni me kolegët e punës me profesionalizëm dhe tregoni pozitivitet.
  15. Kryeni detyra të tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave.
Kualifikimi i kërkuar
  1. Përparësi është njohja e punës me fije optike.
  2. Përparësi është njohja e punës me ‘Spllajs Aparat’
Shpërblimi dhe benefitet
  • Paga
  • Bashkëpunim afatgjatë dhe mundësi për avancim profesional
  • Shtesa për fëmijë nën moshën 18 vjeç
  • Shërbime të tjera nga kompania
Ju mirëpresim të aplikoni duke dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit ‘Apliko Këtu‘ deri më 23.10.2024

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?