Armirues / Saldues (20), Inxhinier Ndërtimi / Arkitekt (2), Zyrtar Financiar
Data e publikimit
23-09-2024
Data e perfundimit
20-12-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Punë të Përgjithshme
KONKURS PUNE
Fabrika për Prodhimin e Elementeve të Parafabrikuara nga Betoni “Tehnoburimi” – Shupkofc, Mitrovicë
Jemi në kërkim të kandidatëve për pozitat e mëposhtme:
1. Armirues apo Saldues – 20 vende të lira pune
- Kryerja e punimeve të saldimit dhe armimit të strukturave të betonit parafabrikuar.
- Montimi dhe instalimi i përforcimeve metalike në elementet e betonit sipas planeve teknike.
- Kontrollimi dhe sigurimi që materialet dhe elementet janë të përputhshme me standardet e kërkuara.
- Puna në bashkëpunim me ekipin e prodhimit për të siguruar efikasitet dhe cilësi në punë.
Kërkesa: Përvojë pune e mëparshme në saldim apo armirim, minimumi 2 vjet.
- Njohuri në përdorimin e pajisjeve të saldimit dhe mjeteve të ndërtimit.
- Aftësi për të lexuar dhe kuptuar planet teknike.
- Përpikëri dhe aftësi për të punuar në ekip.
- I gatshëm të punojë me orar fleksibil në ambient fabrikash.
2. Inxhinier ndërtimi/Arkitekt – 2 pozita të lira
- Mbikëqyrja e projekteve të ndërtimit të elementeve parafabrikuara nga betoni.
- Zbatimi i planeve dhe specifikimeve teknike për strukturat që do të ndërtohen në fabrikë.
- Mbikëqyrja e procesit të prodhimit dhe siguria që të gjitha standardet e cilësisë dhe sigurisë janë përmbushur.
- Puna me ekipet e ndërtimit dhe saldatorëve për të siguruar koordinim efikas dhe rezultate cilësore.
- Sigurimi që të gjitha dokumentet teknike janë të plota dhe të sakta.
Kërkesa: Diplomë universitare në ndërtimtari apo arkitekturë, dhe përvojë relevante në fushën e ndërtimit, se paku 2 vite.
- Njohuri në programet softuerët të projektimit.
- Aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.
- Aftësi analitike dhe vendimmarrëse në lidhje me zgjidhjen e problemeve teknike.
3. Zyrtar Financiar – 1 pozitë e lirë
- Regjistrimi i faturave tatimore
- Mirembajtja e dokumentacionit fizik
- Barazimi me klientë dhe furnitor
- Regjistrimi i ekstrakteve bankare
- Si dhe detyrave të tjera gjatë punes në grupin e financave.
Kërkesa:
- Përvojë pune në sektorin financiar dhe njohuri të avancuara në kontabilitet, së paku 1 vite.
- Diplomë universitare në financa.
- Njohuri të thella në softuerë financiar dhe kontabiliteti.
Vendi i punes: Shupkofc, Mitrovicë
Kushtet e punes:
- Orari i rregullt i punës 8:00 – 16:00 ,
- Pages konkuruese, bonus sipas vlerësimit të perfomancës në pune.
- Shujta e ushqimit e siguruar nga kompania.
- Kontrata e rregullt e punës sipas ligjit të punës.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në: [email protected] dhe [email protected], konkursi i hapur deri më 19.10.2024. Mundeni te paraqiteni fizikisht prane zyreve tona per te marr formularin per plotesim .Kjo eshte opcionale per kandidatet e armirimit dhe saldues. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.