Mundësi për punë praktike (Alb/Srb)
Data e publikimit
26-09-2024
Data e perfundimit
14-01-2025
Lloji i orarit
Intern
Kategoritë
Ligj & Legjislacion
NJOFTIM
Mundësi për punë praktike në Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale ofron mundësi për punë praktike me pagesë për:
- Prishtinë: Tre (3) praktikantë me angazhim 100%
- Gjakovë: Një (1) praktikant me angazhim 100%
- Ferizaj: Një (1) praktikant me angazhim 100%
- Mitrovicë: Një (1) praktikant me angazhim 50%
- Gracanicë: Një (1) praktikant me angazhim 50%
- Prishtinë: Një (1) praktikant me angazhim 100% ne sektorin e shkencave kompjuterike
Për pozitat nën 1-5 mund të aplikojnë studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bachelor në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës dhe mund të aplikojnë vetëm kandidatët e drejtimit juridik.
Për pozitën nën 6 mund të aplikojnë vetëm studentë ose të sapo-diplomuar në nivelin e studimit Bachelor në universitetet publike ose kolegjet private të akredituara në Republikën e Kosovës dhe mund të aplikojnë vetëm kandidatët e drejtimit të shkencave kompjuterike apo të ngjashme.
Puna praktike do të mbahet në institucione të ndërlidhura me drejtësinë komerciale dhe partnerë të projektit, me kohëzgjatje prej gjashtë (6) muajsh deri në një vit me angazhim 50% ose 100% (varësisht prej kualifikimeve dhe institucionit ku do të vendosen).
Rreth Programit Drejtësia Komerciale
Programi i USAID-it Drejtësia Komerciale është projekt shtatë vjeçar, dhe ka për qëllim përmirësimin e cilësisë së drejtësisë komerciale, duke u përqendruar në reformat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve komerciale dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore, që do të rregullojnë rrjedhën e duhur të lëndëve dhe do të përmirësojnë kapacitetin e Gjykatës Komerciale mbi të drejtën dhe procedurën komerciale. Programi gjithashtu do të punojë me institucione relevante në ndërtimin e profesionalizmit të sistemit të përmbarimit privat; pastaj, rritjes së kërkesës për të shfrytëzuar zgjidhjet alternative të mosmarrëveshjeve, dhe sigurimit që ligjet në fushën e të drejtës komerciale janë të harmonizuara dhe në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Programi do të punojë për të përmirësuar komunikimin dhe bashkëpunimin midis sektorit privat, qeverisë dhe palëve të interesuara të shoqërisë civile në drejtësinë komerciale dhe do të angazhojë të rinjë si praktikantë për të ngritur njohuritë dhe përvojën e tyre në këtë fushë.
Kandidatët duhet të kenë:
Për pozitat nën 1-5:
- Shkathtësi në shkrim dhe hulumtim ligjor
- Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip
- Aftësi të mira komunikimi
- Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim
- Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare
- Të regjistruar në vitin e fundit në nivelin e studimeve Bacholer, ose të sapo diplomuarit në nivelin e studimeve-Bacholer.
- Për pozitën nën 5, kandidatët duhet të kenë edhe njohuri të gjuhës shqipe dhe gjuhës serbe.
Për pozitën nën 6:
- Aftësi për të punuar te pavarur dhe në ekip;
- Aftësi të mira komunikimi;
- Njohuri të avancuar të gjuhës angleze në shkrim dhe lexim;
- Preferohen studentët me notë më të lartë mesatare;
- Të regjistruar në vitin e fundit në nivelin e studimeve Bachelor, ose të sapo diplomuarit në nivelin e studimeve-Bachelor;
- Njohuri në krijimin a bazave të të dhënave MS SQL;
- Njohuri të përgjithshme mbi MS SQL serverë;
- Aftësi për kodim në TSQL, skriptet dhe pyetësorët;
Preferohet :
- Njohuri bazë të ndërlidhjes së të dhënave për datawarehouse;
- Një kodim bazë i reagimit;
Dokumentet e kërkuara:
Studentët e interesuar duhet të dorëzojnë:
- CV në gjuhë angleze;
- Letër motivimi për interesimin në fushën e të drejtës komerciale në gjuhën angleze për pozitat nën 1-5;
- Certifikatën e notave;
- Vërtetimin nga fakulteti që është student ose kopjen e diplomës
Dexis është një punëdhënës me mundësi të barabarta dhe inkurajohen kandidatët e të gjitha prejardhjeve dhe përvojave të aplikojnë, duke përfshirë kandidatët nga pakicat etnike, personat me aftësi të kufizuara, komuniteti LGBTI etj.
Dokumentet e kërkuara dërgohen në adresën [email protected]. Data e fundit e aplikimit është 2 Tetor 2024 ora 16:00. Shënoni “Intern-qyteti (për të cilin jeni të interesuar)” në titullin e e-mail-it. Vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të kontaktohen. Asnjë telefonatë nuk pranohet, dhe çfarëdo përpjekje për të kontaktuar programin Drejtësia Komerciale apo USAID-in do të rezultojë me diskualifikim të menjëhershëm.
OBAVEŠTENJE
Prilika za praktičan rad u Programu USAID-a Privredna Pravda
Program USAID-a Privredna Pravda pruža mogućnost za plaćeni praktični rad za:
- Priština: Tri (3) pripravnika sa 100% angažmanom
- Đakovica: Jedan (1) pripravnik sa 100% angažmanom
- Uroševac: Jedan (1) pripravnik sa 100% angažmanom
- Mitrovica: Jedan (1) pripravnik sa 50% angažmana
- Gračanica: Jedan (1) pripravnik sa 50% angažmana
- Priština: Jedan (1) pripravnik sa 100% angažmanom u sektoru računarskih nauka
Za pozicije pod 1-5 mogu se prijaviti studenti ili nedavno diplomirani studenti na nivou osnovnih studija na javnim univerzitetima ili privatnim koledžima akreditovanim u Republici Kosovo, a mogu se prijaviti samo kandidati pravnog smera.
Za poziciju pod 6 mogu se prijaviti samo studenti ili nedavno diplomirani studenti na nivou osnovnih studija na javnim univerzitetima ili privatnim koledžima akreditovanim u Republici Kosovo, a mogu se prijaviti samo kandidati za smer računarskih nauka ili slično.
Praktični rad će se održavati u institucijama koje se odnose na privredno pravo i partnere projekta, u trajanju od šest (6) meseci do godinu dana uz 50% ili 100% angažmana (u zavisnosti od kvalifikacija i institucije u kojoj će biti smešteni).
O Programu Privredna Pravda
Program USAID-a za Privredno Pravdu je sedmogodišnji projekat, a ima za cilj unapređenje kvaliteta privrednog prava, fokusirajući se na reforme za rešavanje privrednih sporova i sprovođenje sudskih odluka, koje će regulisati pravilan tok predmeta i unaprediti kapacitet Privrednog suda o privrednom pravu i postupku. Program će takođe raditi sa relevantnim institucijama na izgradnji profesionalizma sistema privatnog izvršenja; zatim, povećanju potražnje za korišćenjem alternativnog rešavanja sporova i osiguranju da zakoni u oblasti privrednog prava budu usklađeni i u skladu sa zakonodavstvom Evropske unije i najboljim međunarodnim praksama. Program će raditi na poboljšanju komunikacije i saradnje između privatnog sektora, vlade i zainteresovanih strana iz civilnog društva u privrednoj pravdi i angažovaće mlade ljude kao pripravnike kako bi unapredili svoje znanje i iskustvo u ovoj oblasti.
Kandidati moraju imati:
Za pozicije pod 1-5:
- Veštine u pisanju i pravnom istraživanju
- Sposobnost samostalnog i timskog rada
- Dobre komunikacijske veštine
- Napredno poznavanje engleskog jezika u pisanju i čitanju
- Prednost imaju studenti sa najvišim prosekom ocena
- Upisani u poslednju godinu na Bačelor nivou studija, ili nedavno diplomirane na nivou Bačelor studija.
- Za poziciju pod 5, kandidati moraju da poznaju i albanski i srpski jezik.
Za poziciju pod 6:
- Sposobnost samostalnog i timskog rada;
- Dobre komunikacijske veštine;
- Napredno poznavanje engleskog jezika u pisanju i čitanju;
- Prednost imaju studenti sa najvišim prosekom ocena;
- Upisani u poslednju godinu na Bačelor nivou studija, ili nedavno diplomirane na nivou Bačelor studija;
- Poznavanje izrade MS SQL baza podataka;
- Opšte poznavanje MS SQL servera;
- Veštine kodiranja u TSQL-u, skriptama i upitnicima;
- Poželjno je :
o Osnovno znanje o međusobnom povezivanju podataka za datawarehouse;
o Osnovno kodiranje odgovora;
Potrebni dokumenti:
Zainteresovani studenti moraju dostaviti:
- CV na engleskom jeziku;
- Motivaciono pismo za interesovanje iz oblasti privrednog prava na engleskom jeziku za pozicije pod 1-5;
- Potvrdu o ocenama;
- Potvrdu fakulteta da je student ili kopiju diplome;
Dexis je poslodavac koji pruža jednake mogućnosti i kandidati svih porekla i iskustva se ohrabruju da se prijave, uključujući kandidate iz etničkih manjina, osobe sa invaliditetom, LGBTI zajednice itd.
Potrebna dokumenta se šalju na adresu [email protected]. Poslednji rok za prijavu je 2 Oktobar 2024. godine do 16:00 sati. U naslovu e-maila navedite „Intern-grad (za koji ste zainteresovani)“. Biće kontaktirani samo kandidati koji uđu u uži izbor. Telefonski pozivi se ne prihvataju, a svaki pokušaj kontaktiranja programa Privredne Pravde ili USAID-a rezultiraće trenutnom diskvalifikacijom.