www.ofertapune.net Operator në Makinerinë e Termopanit, Monter Xhami | PunaIme

Operator në Makinerinë e Termopanit, Monter Xhami

Kompania

Grezda Glass

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

26-09-2024

Data e perfundimit

15-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

KONKURS

Xhamprerës Grezda është kompani e njohur në Kosovë, e specializuar në prodhimin dhe shërbimet e xhamit me cilësi të lartë. Ne ofrojmë një gamë të gjerë të produkteve të xhamit, përfshirë xhamin termik, Stopsoll, Parsoll, Pampleks, xhamin ornamentik, xhamin pasqyrë dhe armaturat e xhamit. E njohur për ekspertizë në përpunimin, transportimin dhe montimin e xhamit, Grezda shërben një sërë të gjerë nevojash të klientëve.

N.T.SH. Grezda xhamprerës shpall konkurs për vende pune:

  • Operator në Makinerinë të Termopanit
  • Monter xhami

Operator në Makinerinë e Prodhimit të Termopanit

Në procesin e rritjes si kompani, kemi hapur pozitën për: Operator në Makinerinë e Prodhimit të Termopanit. Ky rol kërkon një individ që mund të menaxhojë me përgjegjësi dhe efikasitet operimet e makinës, duke garantuar prodhimin e xhamave të dyfishtë ose të trefishtë të termopanit që janë të qëndrueshëm dhe me cilësi të lartë.

Përgjegjësitë kryesore:

  • Rregullimi i makinës së prodhimit të termopanit për secilën porosi, duke përfshirë konfigurimin e parametrave teknikë dhe monitorimin e procesit të prodhimit.
  • Kontrollime të rregullta dhe të planifikuara për të identifikuar dhe adresuar çdo çështje teknike që mund të ndikojë në operimin e makinës ose cilësinë e produktit.
  • Koordinimi i ngushtë me ekipin e prodhimit dhe supervizorët për të diskutuar për ndonjë përmirësim të proceseve ose zgjidhjen e problemeve të ndeshura.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Diploma në një fushë teknike ose përvojë e njëjta në operimin e makinave industriale, preferohet në prodhimin e termopanit.
  • Njohuri të mira teknike dhe aftësi për të interpretuar vizatime dhe specifikime teknike.
  • Përvojë në punën me sisteme të kontrollit automatik dhe njohuri të bazës së mirëmbajtjes mekanike.

Titulli I pozites: Monter I xhamave

Kualifikimet e kerkuara:

  • Të ketë të përfunduar së paku shkollimin e lartë.
  • Te kete minimum  një vitë përvojë pune me montim instalim dhe matje te xhamave.
  • Puna ne teren montim dhe egzekutim I sakt I montimit.
  • Pergatitja e mjeteve dhe materialit hargjues, kontrollimi I sakt I materialit per montim.
  • Aftesi te mira komunikimi dhe pune ne ekip.
  • Të ketë lejen e vozitjes (kategoria B), kategoritë tjera janë përparsi.

Orari i punës: 08:00- 17:00, 5 ditë të javës (e shtune dhe e diele pushim). 

Kontratë pune sipas ligjeve në fuqi. 

Mënyra e aplikimit duke derguar CV-ne ne email: [email protected] dhe numer te telefonit +383 44 189 002