www.ofertapune.net Udhëheqës/e i/e Arkave | PunaIme

Udhëheqës/e i/e Arkave

Kompania

KESCO

Lokacioni

Ferizaj

Data e publikimit

12-09-2024

Data e perfundimit

13-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Udhëheqës/e i/e arkave

Departamenti i trezorit • Ferizaj ,Ferizaj

Full time

Numri pozitave: 1

Data e publikimit: 12-09-2024

Data e skadimit: 22-09-2024

Informacion

Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i trezorit më datë 12-09-2024 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Udhëheqë dhe koordinon punën e arkave;
  • Zgjidh problemet e klientëve dhe i informon ata për çdo paqartësie që mund të kenë;
  • Kontrollon dhe barazon vlerat e regjistruara dhe mjetet e dorëzuara në Bankë;
  • Mban evidenca të sakta të qarkullimit të realizuar ditor;
  • Mirëmban operacionet e arkës sipas politikave dhe procedurave dhe raporton për ndryshimet e nevojshme;
  • Përpilon raportet te rregullta lidhur me kolektimet dhe veprimet e realizuara në sistem për departamentin e Thesarit;
  • Koordinon pushimet e Arkëtarëve dhe bënë organizimin e orarit të punës sipas rregulloreve të brendshme të Thesarit;
  • Kontribuon dhe mbështet ekipin në arritjen e rezultateve të përcaktuara;
  • Kryen edhe punë tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Diplomë universitare në Biznes, Financa, Menaxhment apo fushë tjetër me përmbajtje të theksuar ekonomike dhe financiare;
  • Minimum 3 vite eksperiencë pune në pozitën e ngjashme;
  • Njohuri të gjuhës Angleze janë të preferuara;
  • Njohuri të avancuara të MS Office dhe softuer kontabël;
  • Aftësi të mira analitike dhe iniciativë për të kryer detyra edhe pa mbikëqyrje;
  • Aftësi të shkëlqyeshme për realizimin e detyrave të njëpasnjëshme, menaxhimin e presonit në punë dhe përballimin me sukses të presionit kohor;
  • Të jetë person bashkëpunues dhe i hapur për punë ekipore.

Dokumentet e kërkuara

Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme

KESCO ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.