www.ofertapune.net Operator i Makinave Speciale | PunaIme

Operator i Makinave Speciale

Kompania

KEDS

Lokacioni

Mitrovicë

Data e publikimit

12-09-2024

Data e perfundimit

14-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Inxhinieri

Operator i makinave speciale

Departamenti i sistemit të operimit • Mitrovicë ,Mitrovicë

Full time
Numri pozitave: 1
Data e publikimit: 12-09-2024
Data e skadimit: 19-09-2024

Informacion
Në bazë të skemës organizative në fuqi dhe nevojës për plotësimin e vendit/eve të lirë/a të punës në Departamenti i sistemit të operimit më datë 12-09-2024 shpall konkurs pune:

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore

  • Zbaton dhe implementon planin e punës në baza ditore në mënyrë produktive dhe efektive;
  • Sigurohet që operimi, mirëmbajta dhe riparimi i makinave, materialeve dhe paisjeve të jetë në pajtim me rregulloret e punës për shfrytëzim;
  • Informohet vazhdimisht me kriteret e ngarkimit të makinave, peshat, dimensionet dhe respekton të gjitha rregullat me korrektësi;
  • Përgjegjës për shfrytëzimin e sistemit të përcjelljes së makinës, sipas kushteve të shfrytëzimit;
  • Implementon të gjitha instruksionet për operim me makina speciale të dhëna nga mbikëqyrësit për çdo lloj aktiviteti;
  • Kujdeset dhe njofton mbikëqyrësin për dëmtimet e pajisjeve nga palët e treta apo në rast të rrezikut për shkak të çështjeve të ambientit;
  • Kujdeset për çdo pengesë, duke përdorur kapacitetet teknike, në çështjet siç janë rreziqet dhe pengesat që shfaqen brenda një periudhe të shkurtër kohore dhe të raportoj vazhdimisht;
  • Ndjek rregulloret e KEDS dhe ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës.

Kërkesat dhe kualifikimet

  • Shkollë e mesme;
  • Minimum 2 vite eksperiencë pune relevante;
  • Të domosdoshme kategoritë C1E ose CE;
  • Aftësi të forta të zgjidhjes së problemeve dhe person i vëmendshëm në detaje;
  • Bashkëpunues dhe mbështetës në punët e përditshme të departamentit.

Dokumentet e kërkuara
Dokumentet e mëposhtme duhet të dorëzohen në një file të vetëm PDF:

  • CV
  • Diplomën e kualifikimit
  • Dëshmi nga përvojë e punës/Trusti
  • Certifikata/Vërtetimi që nuk jeni nën hetime nga Gjykata
  • Certifikata të trajnimeve të ndjekura

Shënime të Rëndësishme
KEDS ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë qytetarët pa dallim. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit nuk pranohen dhe aplikimet e pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret dhe janë në listën e ngushtë do të kontaktohen.