www.ofertapune.net Programi Junior | PunaIme

Programi Junior

Kompania

Banka për Biznes

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

06-09-2024

Data e perfundimit

13-10-2024

Kategoritë

 
Aplikimi për Programin Junior

Programi Junior ofron mundësi të angazhimit të të rinjëve në trajnim dhe përgatitje profesionale . Programi zhvillohet në HR Academy from BPB në Prishtinë dhe në degët tona në qyetete të ndryshmeNe po mirëpresim aplikantë që kanë për qëllim të zhvillohen duke qenë pjesë e një mjedisi me ritëm të shpejtë të punës. Prandaj, nëse jeni duke studiuar ekonomi, financë, teknologji, matematikë financiare, juridik, shkenca sociale – për të përmendur vetëm disa – ne jemi shumë të interesuar të ju takojmë.

Çfarë ofron programi?

  • Trajnime profesionale nga profesionistët e BPB-së dhe konsulentë të jashtëm.
  • Rotacion në disa departamente/ degë për të fituar njohuri të gjera.
  • Punë në projekte reale.
  • Orientim në karrierë.
  • Bursë gjatë programit.
  • Mundësi për punësim pas përfundimit të programit.

Kush mund të aplikojë?

  • Studentët e vitit të fundit ose të diplomuarit rishtazi, nga të gjitha vendet e Kosovës.
  • Ata që janë të motivuar, të gatshëm të mësojnë dhe të përballen me sfida.
  • Ata që kanë aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
  • Ata që kanë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe përdorimit të MS Office.

Si është procesi i aplikimit & përzgjedhjes?

  1. Plotësoni formularin online.
  2. Ejani ne testimin numerik & logjik.
  3. Pas përfundimit të suksesshëm të testimit, ju ftojmë në intervistë grupore.
  4. Intervistë individuale.
  5. Mirësevini në BPB!

Afati i aplikimit është deri me datë: 13 tetor 2024