www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë Kreditor - Koordinator i Zyrës për Rajonin e Pejës | PunaIme

Zyrtar i Lartë Kreditor – Koordinator i Zyrës për Rajonin e Pejës

Kompania

KosInvest

Lokacioni

Pejë

Data e publikimit

05-09-2024

Data e perfundimit

12-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

KosInvest hap konkurs pune për pozitën: 

Zyrtar i Lartë Kreditor – Koordinator i Zyrës për Rajonin e Pejës  (një pozicion) 

KosInvest Institucion Mikrofinanciar i licencuar nga Banka Qendrore e Kosovës, si pjesë e grupit  Vision Fund International, që operon në 28 shtete të botës, përmes kredive është i angazhur në  “Përmirësimin e jetesës së familjeve me të hyra të ulta dhe përkrahje të projekteve zhvllimore të  komuniteteve me qëllim të rritjes së mirëqenies ekonomike të këtyre kategorive.  

KosInvest, duke qenë në fazë të rritjes, së shpejti do të hapë degët në Rajonin e Pejës, si  lokacion strategjik për të ofruar një shërbim të shpejtë dhe efektiv ndaj klientëve tanë. Andaj,  KosInvest shpall konkursin si në vijim: 

Zyrtari i Lartë Kreditor- Koordinatori i Zyrës duhet të plotësoj kriteret:  Diplomë bachelor në Menaxhment, Ekonomi, Financa, ose fushë tjetër relevante. Përvojë e mëparshme e punës të paktën 3 vjeçare, në ndonjë Institucion Mikrofinanciar dhe/ose  Bankë, veçanërisht në rolin e Zyrtarit Kreditor. 

Aftësi për udhëheqje dhe punë ekipore për të koordinuar operacionet e zyrës dhe për të  udhëhequr proceset e kredidhënies. 

Njohja e parimeve të mikrofinancës, praktikave të huadhënies dhe vlerësimit të rrezikut. Vëmendje ndaj detajeve dhe saktësi në menaxhimin e të dhënave. 

Aftësi për të punuar në bashkëpunim si pjesë e një ekipi dhe në mënyrë të pavarur kur kërkohet. Të jetë i aftë dhe i gatshëm për të punuar në mënyrë të drejtë me të gjitha grupet etnike. Njohuri të kërkesave ligjore dhe rregullatore përkatëse në industrinë mikrofinanciare. Të njohë rrjedhshëm gjuhën shqipe, angleze ose serbe të shkruar dhe të folur. Shkathtësi kompjuterike në MS Word dhe EXCEL. 

Gatishmëri për të mësuar sisteme të tjera si Sistemi i Klientëve të mikrofinancës. Duhet të jetë i/ e mirë për të punuar me njerëzit e komunitetit ku ne punojmë. Është i/ e obligueshëm të ketë patent shofer dhe të jetë i/e gatshëm të udhëtojë brenda  Kosovës. 

Do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur. 

CV së bashku me referencat i dërgoni në adresën e mëposhtme: [email protected]

Ju lutem të shënoni pozitën dhe rajonin përkatës në subjekt të emailit.  Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve të kërkuara është 11 Shtator 2024.