Shpallje Publike për Dhënien e Zyrave me Qera
Data e publikimit
05-09-2024
Data e perfundimit
12-01-2025
Kategoritë
SHPALLJE PUBLIKE PËR DHËNIEN E ZYRAVE ME QERA- RISHPALLJE
(Dhënia e hapësirave/zyrave me qera)
KRU “Drini i Bardhë” SH.A – Pejë, Rruga: Mbretëresha Teutë Nr.85- njofton të gjithë të interesuarit se ofron hapësirat për qeradhënie përmes procedures së ankandit publik, si në vijim:
Shënim: Në çmim është e llogaritur edhe TVSH.
Kriter i dhënjes së kontratës është çmimi më i lartë i ofruar. Në rast se ekziston vetëm një ofertë lidhur me njesinë afariste të caktuar, Menaxhmenti ka të drejtë të bëjë negociata me palën e intersuar lidhur me çmimin final të hapesirës afariste të lartë cekur.
Preferencat e dëshirueshme për lëshimin e hapësirave me qera gjatë procesit të ankandit:
- Për njësin nr:1, zyre preferohet hapësira zyre apo ndonjë veprimtari tjetër ( negociohet me menaxhmentin për kushtet e tjera të kontratës ) e lejuar qe nuk bije ndesh me veprimtarin e KRU “Drini i Bardhë” SH.A – Pejë.
- Të drejtë pjesemarrje kanë përsonat juridik. Si deshmi ofrojne çertifikaten e rregjistrimit të biznesit dhe vertetimin tatimor nga ATK.
- Afati dhënies me qera është 5 vjeçar , me mundësi vazhdimi.
- Të interesuarit mund ti shikojnë hapësirat / lokalet çdo ditë nga ora 08:00 deri në ora 16:00.
- Afati për dorzimin e ofertave është nga data: 05.09.2024 deri më datë 19.09.2024 në ora 14:00, ndërsa hapja e ofertave bëhet në ora 15:00 me datë: 19.09.2024, në lokalet e NP – KRU”Drini i Bardhë” Sh.A- Pejë rruga Mbretëresha Teutë Nr 85.
- Ofertat dorëzohen në zarfe të mbyllura në zyren e arkivit të Ndërmarrjes, ish zyret e AKP-së, së bashku me deshminë e depozitimit në bankë në shumën prej 3,000 € (tremijëeuro)në xhirollogarinë nr.1706001011244946 NLB -Bank, ku këto mjete shërbejnë për sigurimin e ofertes . Ofertuesve të cilët nuk fitojnë të drejtën ,do të ju kthehen mjetet e depozituara.
- Të drejtë pjesëmarrje në hapjen e ofertave kanë të gjithë ofertuesit.
- Operatori Ekonomik fitues në afatin prej 5 ditësh pas mbylljes së procedures së ankandit duhet të nënshkruaj kontratën mbi qeranë dhe të bëjë pagesen e fatures së parë. Nëse operatori fitues nuk e nënshkruan kontratën sipas aftit të paraparë në ankand , nuk do ti kthehen mjetet e depozituara për sigurimin e ofertes.
- Çfardo investimi në rregullimin e zyrave e bartë qeramarrësi.
- Në vazhdim mund të gjeni planin e bazës së përdhesë të detajizura të objektit në fjalë.
Per informata tjera apo më të hollesishme mund të kontaktoni në Nr: +383 44 222 471 / +383 45 264 406 dhe në email adresen: [email protected]