www.ofertapune.net Specialist për Planifikim dhe Raportim | PunaIme

Specialist për Planifikim dhe Raportim

Kompania

Ciao Berto

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

03-09-2024

Data e perfundimit

11-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Ciao Berto, kompani lidere në prodhimin e mobiljeve në Kosovë dhe më gjerë, në vazhdën e zgjerimit të aktivitetit afarist, është duke kërkuar kandidat të interesuar për pozitën e hapur të punës; Specialist për Planifikim dhe Raportim. Nëse jeni kandidat i interesuar për aftësim në karrier dhe për punë në ambient dinamik të punës, ju ftojmë të aplikoni.

Pozita : Specialist për Planifikim dhe Raportim (1)

Lokacioni                                      Zyret Qendrore, Magj.Pishtinë-Mitrovicë
Paga dhe benefitet                     Paga mujore, shujta ditore
Data e fundit                                02.10.2024
Pozita                                           Specialist për Planifikim dhe Raportim
Orari                                              Orar i plotë
Aplikimi                                        Dërgoni CV dhe dokumentet përcjellëse në: [email protected]

Përgjegjësitë dhe Detyrat:

  • Kryerja e analizave financiare, përfshirë buxhetimin dhe analizën e pasqyrave financiare.
  • Planifikimi, analizimi dhe raportimi i buxheteve, duke përfshirë krahasimin e objektivave mujore të buxhetit me vlerat reale dhe analizën e devijimeve të mundshme.
  • Përgatitja dhe dorëzimi i raporteve të sakta dhe në kohë për menaxhmentin.
  • Zhvillimi dhe raportimi mbi performancën e shitjeve, produkteve dhe analizimi i moshës së produktit, përfshirë analizën e porosive të rikthyera.
  • Ndihma në proceset e zhvillimit të sistemeve që lidhen me raportet e bëra pas planifikimit dhe analizës.
  • Përgatitja e raporteve dhe analizave shtesë sipas kërkesave të menaxhmentit.
  • Analiza e të dhënave të prodhimit, metrikave të shitjes dhe marketingut, informacionit financiar dhe të dhënave nga departamentet e tjera.
  • Zhvillimi dhe raportimi mbi metrikat kryesore të burimeve njerëzore
  • Analizimi i të dhënave për përdorim më efektiv të menaxhimit të burimeve njerëzore.
  • Përgatitja e raporteve që reflektojnë performancën e organizatës dhe njësive të veçanta.
  • Analiza e shpenzimeve dhe financimit përmes regjistrave të përgjithshëm kontabël.
  • Mbledhja e informacionit rreth klientëve potencialë, konkurrentëve, furnitorëve dhe kushteve ekonomike.
  • Rishikimi dhe përmirësimi i databazave dhe raporteve ekzistuese.
  • Përpunimi i të dhënave dhe krijimi i grafikëve, raporteve dhe dokumenteve prezantuese.
  • Paraqitja e raporteve në njësitë e menaxhimit përkatëse.
  • Zhvillimi i sistemeve për regjistrimin dhe mbrojtjen e të dhënave.
  • Bashkëpunimi me departamentin e IT-së dhe menaxherët e projekteve 

Kualifikimet:

  • Diplomë Bachelor në Drejtimet Ekonomike, Financa, Administrim Biznesi, ose fushë të ngjashme.
  • 3-5 vite përvojë në planifikim financiar, analizë ose raportim.
  • Aftësi analitike dhe zgjidhje problemesh.
  • Njohuri në programe dhe mjete financiare.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi.
  • Njohje shumë te mirë te gjuhës angleze, njohja e gjuhës turke e preferueshme
  • Aftësi për të punuar në mënyrë bashkëpunuese nëpër departamente.

Aplikimi: Dërgoni CV dhe dokumentet percjellëse në:  [email protected]

Ciao Berto inkurjon të gjithë kandidatët të aplikojnë dhe ju siguron për trajtim të barabart në përzgjedhje. 

Ju lutemi, në pjesën e subjektit, të cekni qytetin dhe pozitën për të cilën aplikoni. 

Ju falënderojmë për aplikimin, dhe ju njoftojmë se vetëm kandidatët, profili i të cilëve ju përshtatet më shumë kërkesave të kompanisë do të ftohen për intervistë.