Konsulent / Këshilltar për Projekte Investive në Kanalet dhe Portat e Ujitjes
Data e publikimit
02-09-2024
Data e perfundimit
14-01-2025
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Inxhinieri
Kërkesë për shprehje të interesit
Pozita
Konsulent / Këshilltar për Projekte investive në Kanalet dhe Portat e ujitjes
- Ndermarrja Publike KRU”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë
- Vendi: Peje, Kosovë
- Data e Publikimit: 02. Shtator 2024
- Afati i Konkursit: 16. Shtator 2024
- Afati i angazhimit: Kontrata per 90 dite pune per periudhen 01.10.2024 – 30.09.2025;
Përmbledhje e punës
Po kërkojmë një Konsulent / Këshilltar për Projekte investive në kanalet dhe portat e ujitjes. Kandidati/tja ideal/e duhet të jete ing. i diplomuar Ndërtimtarisë / Hidroinxhinierisë. Ai/Ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, koordinimi dhe organizimi, të jetë i/e gatshëm të reagojë shpejt në ndryshime dhe sfida, dhe i/e aftë të bashkëpunojë efektivisht me ekipe të ndryshme ne teren. Angazhimi i Konsulentit/ Këshilltarit është 90 (nëntëdhjetë) ditë pune për periudhën 01.10.2024 – 30.09.2025;
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Kërkohet njohuri dhe/ose përvojë në dhënien e keshillave si dhe hartimin dhe zbatimin e aktiviteteve për Projekte investive në Kanalet dhe Portat e ujitjes,
- Perpilimi I planeve per projektet investive dhe mbikqyrja e punimeve në terren,
- Asistencë në zbatimin e projekteve per renovimin / rindertimin e kanaleve dhe portave te ujitjes;
- Orari i punës fleksibil
Pranueshmëria e kerkesave: Konsulenti / Keshilltari ne Aplikacionin e vet duhet te paraqese Oferten e cmimit te punes per 90 dite (brenda nje viti). Oferta me cmimin me te ulet te punes do te pranohet.
Konsulenti/Keshilltari pritet të ketë kualifikimet dhe aftësitë e mëposhtme:
- Të ketë të përfunduar Fakultetin e Ndertimtarise/ Hidroinxhinierise,
- Te jetë banor i Kosovës,
- Të ketë gatishmëri dhe eksperiencë për punë në teren,
- Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe aftësi organizative,
- Kompetencë në zgjidhjen e problemeve ne teren,
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal, me shkrim dhe në perpilimin e raporteve,
- Njohuri në Microsoft Word, Excel, dhe Auto Cad;
Procesi i aplikimit
Për të aplikuar, ju lutem dërgoni Cv-ne tuaj me deshmite perkatese ne email adresen [email protected] deri me dt. 16.09.2024 ne ora 16.00. Ndermarrja Publike KRU ”Drini i Bardhë” Sh.A – Pejë është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen.