www.ofertapune.net Punëtor/e në Gatim, Punëtor/e në Shitje, Punëtor/e në Pastrim | PunaIme

Punëtor/e në Gatim, Punëtor/e në Shitje, Punëtor/e në Pastrim

Kompania

Furra Lumi

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-08-2024

Data e perfundimit

14-01-2025

Lloji i orarit

Full Time

Kërkohet Punëtor/e në Gatim, Punëtor/e në Shitje, Punëtor/e në Pastrim

Biznesi: Furra Lumi


Detyrat e punës (Punëtor/e në Prodhim të bukëve):

Përgatitja dhe prodhimi i produkteve tona (bukë, sanduica, bukë për hamburgera, etj.)

Sigurimi i kualitetit dhe freskisë së prodhimeve.

Mirëmbajtja e higjienës dhe pastërtisë në zonën e punës.

Raport bashkëpunues me kolegë/e.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë e mëparshme.
  • Sy për detaje dhe pasion për prodhimin e ushqimit cilësor.
  • Fleksibilitet për të punuar gjatë fundjavës.

Kualifikimet e mëposhtme ua japin një avantazh:

Vullneti dhe dëshira për të mësuar më shumë për gatimet e ndryshme dhe përbërësit e tyre.


Detyrat e punës (Punëtor/e në Pjekurina):

  • Përgatitja dhe prodhimi i produkteve tona tradicionale (fli, mantija, pite, etj.)
  • Sigurimi i kualitetit dhe freskisë së prodhimeve.
  • Mirëmbajtja e higjienës dhe pastërtisë në zonën e punës.
  • Raport bashkëpunues me kolegë/e.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Eksperiencë e mëparshme, preferohet në gatimin e produkteve tradicionale.
  • Sy për detaje dhe pasion për prodhimin e ushqimit cilësor.
  • Fleksibilitet për të punuar gjatë fundjavës.

Kualifikimet e mëposhtme ua japin një avantazh:

  • Vullneti dhe dëshira për të mësuar më shumë për gatimet e ndryshme dhe përbërësit e tyre.
  • Propozimi i gatimeve apo recetave të reja në punë.

Detyrat e punës (Punëtor/e në Shitje):

  • Shitja dhe promovimi i produkteve tona.
  • Mbajtja e dyqanit në mënyrë të rregullt dhe të pastër.
  • Shërbimi i klientëve me një buzëqeshje dhe me profesionalizëm.
  • Raport bashkëpunues me kolegë/e.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Aftësi të mira të komunikimit.
  • Fleksibilitet për të punuar në orë të ndryshme, përfshirë fundjavat.

Kualifikimet e mëposhtme ua japin një avantazh:

  • Eksperiencë e mëparshme në shitje në industrinë ushqimore.
  • Vullneti dhe dëshira për të mësuar më shumë për gatimet e ndryshme dhe përbërësit e tyre.
  • Orientimi në detaje.

Ne ofrojmë:

  • Një ambient pune të ngrohtë dhe miqësor.
  • Orari paraditës.
  • Paga konkurruese dhe benefite të tjera.
  • Mundësi për rritje dhe zhvillim profesional.

Nëse jeni i/e interesuar për këtë pozicion, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj në  [email protected] ose vini personalisht në dyqanin tonë në Rr. Anton Çetta, lagjja Aktash 18, ish Restaurant Rugova.

Suksese!