www.ofertapune.net Kamarier, Pasta Master, Pizza Man, Enëlarëse/Mirëmbajtëse | PunaIme

Kamarier, Pasta Master, Pizza Man, Enëlarëse/Mirëmbajtëse

Kompania

Pastatore Eatery

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

19-08-2024

Data e perfundimit

17-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kamarier, Pasta Master, Pizza Man dhe Enëlarëse/mirëmbajtëse

 

Pastatore Eatery, restauranti i pastave të freskëta dhe Pizza Napoletana që së shpejti do të hapet në Prishtinë, është në kërkim të pozitave: kamarier, Pasta Master, Pizza Man dhe enëlarëse. 

Kamarier/e

Kandidati/ja duhet të ketë aftësi të mira të komunikimit me klientët dhe anëtarët e stafit. Të ketë përvojë pune si kamarier/e dhe të sigurohet që shërbimi të jipet në kohë dhe në mënyrë cilësore. Të respektojë orarin e turnit, të merr pjesë në takimet e stafit, dhe të ketë gatishmëri të punojë si pjesë e ekipit.

Kërkesat:

  • Përvojë pune si kamarier/e
  • Aftësi të komunikimit
  • Saktësi në orar dhe turn
  • Gatishmëri për punë në ekipë

Pasta master

Nuk kërkohet përvojë në prodhimin dhe gatimin e pastave meqë këtë do ta mësoni në Pastatore Eatery. Mjafton të keni dëshirë dhe interesim për kuzhinë. Kandidati/ja duhet të tregojë gatishmëri për të mësuar procesin e prodhimit dhe gatimit të pastave, të ofruar nga stafi profesionist i Pastatore Eatery. 

Kandidati/ja do të përcjellë trajnim të udhëhequr nga ekspertë të gastronomisë dhe kuzhinës italiane. Pas trajnimit, kandidati/ja të sigurohet që prodhimi dhe gatimi të bëhet sipas standardeve të Pastatore Eatery. Kandidati/ja duhet të ketë aftësi të mira të komunikimit me anëtarët e stafit. Të respektojë orarin e turnit, të merr pjesë në takimet e stafit, dhe të ketë gatishmëri të punojë si pjesë e ekipit.

Kërkesat:

  • Gatishmëri për të mësuar procesin e prodhimit të pastave të freskëta
  • Dëshirë dhe interesim për gatimin e pastave të freskëta
  • Aftësi të komunikimit
  • Saktësi në orar dhe turn
  • Gatishmëri për punë në ekipë

Pizza man

Kandidati/ja duhet të ketë përvojë në përgatitjen e pizzave si dhe njohuri për gastronominë.. Kandidati/ja do të ketë mundësinë e trajnimit për përgatitjen e Pizza Napoletana. Gjithashtu, kandidati/ja duhet të ketë aftësi të mira të komunikimit me anëtarët e stafit. Të respektojë orarin e turnit, të merr pjesë në takimet e stafit, dhe të ketë gatishmëri të punojë si pjesë e ekipit.

Kërkesat:

  • Njohuri për pizza dhe gastronomi
  • Përvojë pune si Pizza man
  • Aftësi të komunikimit
  • Saktësi në orar dhe turn
  • Gatishmëri për punë në ekipë

Enëlarëse/mirëmbajtje

Përgjegjësit tuaja janë larja dhe pastrimi i enëve të kuzhinës, pastrimi i zonave të kuzhinës dhe hapësirave të tjera të restorantit, sigurimi i një mjedisi të pastër dhe të organizuar, ndihma në detyra të tjera pastrimi sipas nevojës.

Kërkesat:

  • Eksperienca e mëparshme është e preferueshme, por jo e detyrueshme.
  • Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndjekur udhëzimet.
  • Përkushtim ndaj higjienës dhe pastërtisë.
  • Fleksibilitet për të punuar me orare të ndryshme.

Apliko tani duke dërguar CV-në në: [email protected]

Për më shumë informata: 049 440 001

Afati për aplikim: 19 shtator 2024.