Inxhinier i Veturave (Mekatronikë) (2)
Data e publikimit
01-08-2024
Data e perfundimit
29-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Industria Automobilistike
KONKURS
Dëshironi të jeni pjesë e stafit të kompanisë vendore lidere në auto industri?
Kompania jonë po zgjerohet dhe si rezultat ju keni mundësinë të aplikoni tek Auto Mita dhe të bëheni pjesë e kompanisë përfaqësuese të brendeve lidere botërore (Renault, Dacia, Nissan & Volvo).
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më poshtë, të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes butonit Apliko Këtu ose email – it [email protected] apo duke na kontaktuar në WhatsApp ose Viber përmes numrit +383 45 676 676 gjerë me datën 31 Gusht 2024.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.
Inxhinier i veturave – Mekatronikë (2 pozita )
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Bënë zgjidhje për problemet në vetura duke përdorur proceset mekanike dhe elektronike dhe teknologjinë kompjuterike;
- Aplikon sisteme të përparuara të kontrollit;
- Bën modelimin, simulimin dhe analizën e sistemeve komplekse mekanike, elektronike;
- Përditëson pajisjet dhe softuerët në njësitë e kontrollit;
- Bën diagnostifikimin e veturave dhe vlerësimin e shkaqeve të problemeve;
- Riparon automjetet dhe sistemet e tyre;
Specifikat e punës:
- Përvojë relevante;
- Bachelor në fushën relevante;
- Të ketë shkathtësi të shkëlqyeshme ndër-personale dhe të komunikimit;
- E preferueshme të ketë Diplomë Universitare në fushën e Mekatronikes;