Menaxher i Dyqanit, Shitës
Data e publikimit
01-08-2024
Data e perfundimit
29-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Një markë e njohur për shitjen e aksesorve të cilësisë së lartë hap rrjetin e saj të shitjes me pakicë në Kosovë. Për këtë qëllim publikojmë një konkurs për këto pozicione pune:
- Shitës
- Menaxher Dyqani
Kualifikimet për Menaxher:
- Përvojë e mëparshme në menaxhimin e një dyqani ose një pozicion të ngjashëm.
- Aftësi të shkëlqyera organizative dhe aftësi për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht.
- Aftësi të mira komunikimi dhe lidershipi.
- Njohuri të mira në menaxhimin e inventarit dhe proceseve financiare.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të marrë vendime të shpejta dhe efektive.
Kualifikimet për Shitës:
- Përvojë e mëparshme në shitje është e preferueshme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shërbimi ndaj klientit.
- Aftësi për të punuar në ekip dhe për të ndihmuar kolegët.
- Njohuri të mira mbi produktet dhe tregun në të cilin operon dyqani.
- Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur objektivat e shitjes.
Puna me turne, paga minimale fikse 500 euro. Të gjitha aplikimet mund të dërgohen në adresën elektronike [email protected]