www.ofertapune.net Teknik në Terren për Internet (2) | PunaIme

Teknik në Terren për Internet (2)

Kompania

Telkos

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

01-08-2024

Data e perfundimit

29-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Telekomunikim

Konkurs

Telkos LLC është kompani e telekomunikimit e cila ofron internet me shpejtësi të lartë përmes fijeve optike, televizione kabllore dhe transmetim televiziv për klientët rezidencialë dhe për organizatat e të gjitha llojeve në mbarë Kosovën.

Pozitat e punës të hapura në Prishtinë:

  • Teknik në Terren për Internet x2

Qëllimi

Ndërtimi dhe mirëmbajta e rrjetës së internetit, si dhe kyçja e klientëve të rinjë.

Detyrat dhe Përgjegjësitë

  1. Lidhni, shkëputni, mirëmbani, instaloni pajisjet e kompanisë te klientët apo brenda rrjetës së internetit.
  2. Përdorni mjetin transportues dhe pajisjet e punës në mënyrë të sigurt për veten dhe ekipin e punës duke u kujdes dhe mirëmbajt ato vazhdimisht.
  3. Instaloni, riparoni, mirëmbani dhe testoni  linjat e aksesit për të gjitha llojet e pajisjeve dhe teknologjisë.
  4. Kryeni punët e nevojshme për të shtrirë kabllot brenda rrjetës dhe deri te klienti nëpër shtylla, puseta dhe infrastrukturë fizike.
  5. Kryeni punën sipas specifikave, udhëzimeve dhe planeve të pranuara nga mbikëqyrësit.
  6. Kur është e nevojshme i përshtateni orarit të punës sipas nevojave të biznesit.
  7. Kujdeseni vazhdimisht për shëndetin dhe sigurinë në punë dhe në rast të paraqitjes së rrizkut pas vlerësimit, informoni mbikëqyrësin menjëherë.
  8. Vazhdimisht i përdorin pajisjet personale mbrojtëse pa asnjë përjashtim.
  9. Merrni pjesë në takimet dhe trajnimet e sigurisë dhe profesionale.
  10. Punoni vazhdimisht me profesionalizëm dhe siguroheni për qëndrueshmërinë e punës tuaj dhe të ekipit të punës.
  11. Menaxhoni tiketat dhe raportoni për punën e kryer dhe atë të planifikuar.
  12. Jepni ide dhe merrni nisma për të përmirësuar punën tuaj dhe të ekipit të punës.
  13. Komunikoni me klientët në mënyrë profesionale në të gjitha situatat duke demonstruar mirësjellje, durim dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve në marrëdhëniet me klientët.
  14. Bashkëpunoni me koleget e punës me profesionalizëm dhe tregoni pozitivitet.
  15. Kryeni detyra tjera brenda pozitës, aftësive dhe kompetencave. 

Kualifikimi i kërkuar

  1. Përparësi njohja e punës me fije optike
  2. Përparësi njohja e punës me ‘Spllajs Aparat’

Shpërblimi dhe benefitet

  1. Paga
  2. Bashkëpunim afatgjatë dhe mundësi për avancim profesional
  3. Shtesa për fëmijë nën moshën 18-vejçare
  4. Shërbime tjera nga kompania

Ju mirëpresim të aplikoni duke e dërguar CV-në e përditësuar përmes butonit ‘Apliko Këtu’ deri më 30.08.2024.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?