Monitorues i Logjistikës, Asistent i Logjistikës
Data e publikimit
31-07-2024
Data e perfundimit
29-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
KORPORATA RUGOVE është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove dhe produktet e bulmetit Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore korporative në Shkabaj, Prishtinë. Pozitat e hapura janë:
MONITORUES I LOGJISTIKËS
ASISTENT I LOGJISTIKËS
DISA NGA PËRGJEGJËSITË DHE DETYRAT KRYESORE:
MONITORUES I LOGJISTIKËS
- Monitoron përmes sistemit të GPS të gjitha automjetet e kompanisë.
- Krijon dhe përgatit raporte të rregullta të punës.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
ASISTENT I LOGJISTIKËS
- Bën regjistrimin, homologimin, sigurimin dhe dokumentet tjera përcjellëse të automjeteve të kompanisë.
- Kujdeset për mbikëqyrjen e afateve të vlefshmërisë së dokumenteve.
- Si dhe bën punë të tjera që lidhen me pozitën e punës.
KUALIFIKIMET DHE KËRKESAT
- E preferueshme të ketë përvojë pune të mëparshme për pozitat e kërkuara në këtë konkurs, por nuk është e domosdoshme.
- Për pozitën Asistent i logjistikës, të posedoj patent shofer kategoria B.
- Të jetë i gatshëm për punë ekipore.
- Të ketë qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë.
ÇKA OFRON KORPORATA RUGOVE
- Ndërmarrje profesionale dhe dinamike.
- Ambient profesional dhe motivues.
- Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura.
- Transport nga qyteti i Prishtinës për në Shkabaj.
- Mundësi të përparimit në karrierë.
SI TË APLIKOHET
Të interesuarat/it mund të dërgojnë CV-të e tyre përmes butonit “Apliko Këtu” ose në e-mail adresën [email protected] duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë ose të plotësojnë aplikacionin e punës që mund ta merrni në zyrën tonë në Shkabaj ose mund të kontaktojnë në numrin e telefonit +383 48 222 949.
Afati i fundit për aplikim është data 31 gusht 2024, kurse vetëm kandidatet/ët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen përmes telefonit dhe do të ftohen në intervistë.
Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.