Drejtor Ekzekutiv (CEO)
Data e publikimit
30-07-2024
Data e perfundimit
28-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
KONKURS
DREJTOR/E EKZEKUTIV/E (CEO)
Qyteti: Prishtinë
Afati i Aplikimit: 30/07/2024 – 30/08/2024
Përgjegjësitë kryesore:
- Menaxhimi i aktiviteteve të përditshme të organizatës, duke përfshirë mbikëqyrjen e procesit përkatës të zhvillimit institucional Koordinimi i punës së Bordit dhe Kuvendit të Anëtarëve të organizatës sipas udhëzimeve të Bordit
- Zhvillimi i strategjisë së organizatës për krijimin e një mjedisi të favorshëm për operimin e sektorit financiar jo–bankar në Kosovë
- Menaxhimi i aspekteve operacionale të organizatës, duke përfshirë: mbledhjen e fondeve, zhvillimin e burimeve ekonomike dhe administrimin e buxhetit
- Rekrutimi i stafit kyç për organizatën sipas nevojës
- Përfaqësimi i sektorit financiar jo banker në komunikimet me Rregullatorin (BQK), Qeverinë dhe hisedarë të tjerë të ciklit të politikave për sektorin financiar
- Menaxhon përpjekjet për ndërgjegjësimin e publikut në emër të organizatës dhe anëtarëve të saj. Këtu përfshihen aktivitete të tilla si: konferenca për shtyp, njoftime për shtyp dhe seminare
Zhvillimi i ngjarjeve edukuese, marketingut dhe rrjetëzimi në lidhje me realizimin e qëllimeve të sektorit
Kërkesat për këtë pozicion janë:
- Diplomë Universitare në fushën e Ekonomisë, Financave, Administrim Biznesi dhe/apo Juridik
- Njohuri të shkëlqyera mbi funksionimin e sektorit financiar jo–bankar dhe shërbimet e institucioneve mikrofinanciare në Kosovë dhe Evropë
- Përvojë paraprake revelante në përfaqësim në temat zhvillimore tek hisedarët vendimmarrës në politikat publike dhe në media (përparësi ka nëse ky rol është ushtruar në sektorin financiar)
- Njohuri të shkëlqyera të trendeve rregullatore dhe transformimit digjital të shërbimeve financiare
- Përvojë dhe shkathtësi të dalluara menaxheriale dhe udhëheqëse
- Shkathtësi të dalluara në komunikim dhe ndërveprim me profile të ndryshme profesionale vendore dhe ndërkombëtare
- Njohje të gjuhës Angleze në nivel professional
MËNYRA E APLIKIMIT: Kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura mund të dërgojnë CV–të e tyre dhe dokumentet përcjellëse më së largu deri më datë 31 gusht 2024, në adresën e e–mailit [email protected] duke përcaktuar në subjekt pozicionin “Drejtor Ekzekutiv“.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë dhe vetëm kandidatët që do të përzgjedhen në listen e ngushtë do të kontaktohen.