Asistente e Shitjes në Butik (4)
Data e publikimit
30-08-2024
Data e perfundimit
28-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Nëse jeni person kreativ dhe i motivuar për të zhvilluar karrierën, atëherë aplikoni edhe ju për tu bërë pjesë e ekipit tonë. Ne ofrojmë mundësi punësimi në një ambient modern dhe dinamik.
Me qëllim të zgjerimit të aktiviteteve vepruese kompania Afri Fashion sh.p.k përfaqësues ekskluzive i brendeve si : Tommy Hilfiger dhe Calvin Klein Jeans hap konkurs për vend të lira:
Calvin Klein Jeans
- Asistente e Shitjes në Butik (2 vende pune)
Vendi i punës: Albi Mall, Prishtine
TOMMY HILFIGER
- Asistente e Shitjes në Butik (2 vende pune)
Vendi i punës: Albi Mall, Prishtine
Përgjegjësitë dhe Detyrat:
- Shërbimi ndaj klientit, përshtatja dhe kuptimi i nevojave të tyre,
- Ndihmon në përzgjedhjen apo në gjetjen e produktit për klient,
- Këshillimi i konsumatorëve, në përputhje me stilin e tyre.
- Përkujdeset për vendosjen e artikujve në rafte dhe kukulla sipas udhëzimeve të mbikëqyrësit,
- Kujdeset që të gjitha veshjet dhe aksesorët te jenë të gatshëm për ekspozim në dyqan (vendosja e alarmeve, kategorizimi, palosja, etj),
- Përkujdeset për sektor të caktuar, menaxhon raftet (vendosja dhe largimi i artikujve) konform standardeve të kompanisë, si dhe depon,
- Mban evidencën e shitjeve dhe porosive ditore dhe mban të informuar mbikëqyrësin për çdo parregullësi,
- Informohet nga konsumatorët për kërkesat/ankesat e tyre dhe raporton tek mbikëqyrësi.
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Diplomë e shkollës së mesme
- Të ketë përvojë pune në shitje
- Njohja e gjuhës angleze
- Aftësi në menaxhimin e problemeve në situata të ndryshme
- Shkathtësi të shkëlqyeshme komunikimi
- Të jetë energjike, aftësi të punës nën stress dhe me vetë iniciativë
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni CV-në dhe te bashkangjitur dergoni foton tuaj,
Kandidatët te cilen nuk dergojn fotografi nuk merren parasyshe.
[email protected] deri me datën 15.08.2024
Vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.