www.ofertapune.net Mësuese Mbështetëse në Qendrën Mësimore | PunaIme

Mësuese Mbështetëse në Qendrën Mësimore

Kompania

Terre des Hommes - Child Relief

Data e publikimit

30-07-2024

Data e perfundimit

30-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

THIRRJE PËR APLIKIM

Mësuese mbështetëse në qendrën mësimore 

  I.  INFORMACIONE TË PËRGJITHSHME

Fondacioni Terre des hommes Lausannë në Kosovë (në tekstin e mëtejmë: TdhK), është një organizatë jo-fitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 20 vite në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar për mbrojtjen e fëmijëve në Kosovë. Fusha e ekspertizës së Tdh  ka të bëjë me ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët e cenueshëm dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit, për të fuqizuar institucionet lokale, regjionale, qeveritare, dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe trajnimit në vendin e punës, për të zhvilluar dhe zbatuar struktura, politika, standarde dhe procedura të ndjeshme ndaj fëmijëve. 

Tdh Kosovë ka 3 programe kryesore të ndërhyrjeve: 1) Mbrojtja e fëmijëve; 2) Migracioni dhe Anti-Trafikimi dhe 3) Drejtësia Për të Miturit.

  II.   INFORMACIONE RRETH PROJEKTIT 

Në kuadër të projektit Ofrimi i mbështetjes në mësim nxënie të nxënësve Rom, Ashkali, Egjiptian dhe te tjerë dhe ngritja e kapaciteteve për ofrimin e mbështetjes në qendra mësimore dhe përmes mësimit mbështetës, Fondacioni Terre des hommes Lausanne në Kosovë ka zhvilluar planprogramin për ofrimin e mbështetjes në mësimnxënie me qëllim të mësimnxënies, përmirësimit të përfshirjes dhe integrimit në sistemin arsimor fillor në Kosovë të fëmijëve Rom, Ashkali, Egjiptian dhe grupeve të tjera të cenueshme të fëmijëve, përfshirë fëmijët që vijnë nga migrimi i pasigurt, në sistemin arsimor, me qëllim parandalimin e braktisjes së shkollës, mbështetjen e fëmijëve në arsimimin e vazhdueshëm, përmirësimin e rezultateve të shkollës.

Duke marrë parasysh se situata e arsimimit të fëmijëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian dhe grupeve të tjera të cenueshme në Kosovë, përfshirë fëmijët që kthehen nga migrimi i pasigurt, karakterizohet nga nevoja të vazhdueshme për mbështetje në lidhje me regjistrimin e fëmijëve në arsimin parafillor dhe fillor, përmirësimin akademik performanca dhe arritja e suksesit në arsimin formal, parandalimi i braktisjes së shkollës (në veçanti vajzat), i paaftë për të arritur nivelin e kërkuar të kërkesave të kurrikulës shkollore, parandalimi i martesave të hershme dhe rritja e numrit të fëmijëve të regjistruar në nivelin e shkollës së mesme dhe universitetit, si dhe riintegrimin e duhur të fëmijëve në edukimin e familjeve migrante të kthyera, Fondacioni Terre des hommes në Kosovë ka themeluar në bashkëpunim me Drejtori Komunale të Arsimit, klasë të mësimit mbështetës / qendra mësimore për fëmijët që kanë nevojë për mbështetje në përmirësimin e rezultateve në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në Mitrovicë, Pejë, Gjakovë, Ferizaj, Prizren, Klinë dhe Prishtinë me qëllim parandalimin e braktisjes së shkollës, mbështetjen e fëmijëve në arsimimin e vazhdueshëm, përmirësimin e rezultateve të shkollës dhe gjithëpërfshirjen. 

Përkrahja e ofruar do të do të kontribojë në fuqizimin e fëmijëve dhe familjeve të tyre për të nxitur një ndjenjë të përgjegjësisë kolektive ndaj edukimit të fëmijëve, për uljen e nivelit të braktisjes së shkollës, mbështetje në mësimnxënie me qëllim të rritjes së suksesit akademik, promovimin e diversitetit ndërkulturor, mirëqenien e fëmijëve dhe integrimin shoqëror, dhe ngritjen e vetëdijes dhe ndërgjegjësimit tek prinderit në lidhje me cilësinë e arsimit tek fëmijëve të tyre; duke ndihmuar komunitetin e prindërve për të kuptuar më mirë zhvillimin dhe praktikat adekuate për stimulimin e duhur të mësimnxënies tek fëmijëve.

  III. OBJEKTIVI I SHËRBIMIT

Qëllimi i pozitës së ndihmës mësueses është të ofrojë mbështetje përmes edukimit dhe mësimdhënies me qëllim përkrahje në mësimnxënie për të arritur përmirësim në gjithëpërfshirje dhe integrim në sistemin arsimor bazë në Kosovë të fëmijëve Rom, Ashkali, Egjiptian dhe grupeve të tjera të cenueshme të fëmijëve, përfshirë fëmijët që vijnë nga migrimi i pasigurt, në sistemin arsimor, me qëllim parandalimin e braktisjes së shkollës, mbështetjen e fëmijëve në arsimimin e vazhdueshëm, përmirësimin e rezultateve të shkollës.

  IV.  PËRSHKRIMI I PUNËS

Funksione thelbësore të mësueses/it mbështetës:

  • Të kryejë detyrat e tyre në lidhje me kartën e Tdh-së dhe Politikën e Tdh-së për Mbrojtjen e Fëmijëve.
  • Të siguroj mbrojtjen morale të emrit të Tdh-së dhe e mbrojnë atë në të gjitha rrethanat dhe interesat e organizatës
  • Të drejtojnë aktivitetet dhe angazhimet e tij/saj pavarësisht nga bindjet politike, racore apo fetare.

Përgjegjësitë

Mësuesja/i mbështetës/e do të kenë përgjegjësitë në vijim:

  • Organizoj mësim plotësues pas/para orarit të rregullt të mësimit në shkollë publike përmes përshtatjes së metodave të mësimdhënies bazuar në nevojat e fëmijëve.
  • Ofron mbështetje arsimore për fëmijët që përballen me vështirësi në të nxënë – të mësojnë të përmbushin kërkesat e nevojshme.
  • Përdor qasje individuale në udhëheqjen e procesit të të mësuarit për zhvillimin dhe forcimin e karakteristikave si: aftësia e të dëgjuarit, ndjeshmëria, mirësia, etj. si shkathtësi të jetesës të cilat do të kenë ndikim afatgjatë në mirëqenien psiko- sociale të fëmijëve
  • Motivon fëmijët për të përmirësuar rezultatet e të nxënit dhe zhvillimin e sjelljeve pozitive sociale me fëmijët e tjerë brenda qendrës.
  • Shkëmben përvojën me anëtarët e tjerë të stafit në institucionit shkollor, përfshirë këtu dhe me mësuesit e rregullt, udhëheqjen e shkollës dhe përfaqësuesit e Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA).
  • Mbanë evidencë për vijueshmërinë e nxënësve dhe përmirësimin e rezultateve të mësim – nxënies së fëmijëve në bazë të të dhënave individuale.
  • Harton dhe dorëzon raport mujor, pasqyrë të ditëve të punës së përfunduar dhe të dhëna të rregullta për nxënësit, që përfshijnë forma individuale të vëzhgimit; analiza e performancës; përpilimi i dosjeve individual; dhe çdo formular tjetër raportues që kërkohet nga koordinatori/koordinatorja e projektit bazuar në nevojat e projektit dhe poashtu sigurohet që një kopje të përcillet në drejtorinë e shkollës dhe TdhK.
  • Organizon takime të rregullta me prindër dhe ato individuale në rast nevoje përmes vizitave me prindër në familjet e tyre si dhe takime individuale dhe grupore me prindër në shkollë me qëllim të identifikimit të mbështetjes shtesë të nevojshme për fëmijët dhe familjet e tyre.
  • Bashkëpunon ngushtë me punonjësin social dhe psikologun për rastet në nevojë nga fëmijët për interesin më të mirë të fëmijëve.
  • Përcjell rastet e fëmijëve që tregojnë shenja të vijueshmërisë jo të rregullt dhe raportoj në Ekipin për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes (EPBRM) brenda shkollës.
  • Merr pjesë në aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve të organizuara nga Tdh.
  • Numri i fëmijëve në klasë të kombinuar është nga 20 deri në 25 fëmijë.

 V.   KRITERET E PËRZGJEDHJES

  • Diploma e Fakultetit të Edukimit – edukim fillor, apo në fushë ekuivalente.
  • Së paku 3 vite përvojë pune
  • Aftësi të mira të mësimdhënies dhe menaxhimit të orës së mësimit, sidomos në klasë të kombinuar.
  • Njohja e metodologjive të mësimdhënies
  • Qasje të afërt miqësore me fëmijët e grupeve të cënueshme
  • Etikë e lartë e punës, durim dhe motivim i dëshmuar për punë me fëmijë
  • Aftësi të shkëlqyeshme në koordinim, komunikim dhe organizim;

Si të aplikoni?

Të gjithë të interesuarit që i përmbushin kriteret inkurajohen fuqishëm të aplikojnë dhe t’i dorëzojnë dokumentet e mëposhtme në [email protected]

  • CV
  • Një letër motivuese
  • Kopje të diplomës të arsimit univerzitar

Aplikimi për këtë shërbim do të jetë i hapur nga data 30.07.2024 deri më 13.08.2024 në orën 20:00. Ju lutemi shkruani në hapësirën e titullit – subject si në vijim:

   1.  Ndihmës Mësues/e-Komuna Prishtinë – “Hilmi Rakovica”.

   2.  Ndihmës Mësues/e-Komuna Gjakovë – “Mustafa Bakija”

   3.  Ndihmës Mësues/e-Komuna Pejë – a) “Gjergj Kastrioti Skendërbeu” – Treboviq

                                                                         b) “Pjetër Budi” – Poqestë

                                                                         c) “Skender Çeku” – Qyshk 

   4.  Ndihmës Mësues/e-Komuna Mitrovicë – a)“gj. K. Skenderbeu”

                                                                                  b) “Bedri Gjinaj”

   5.  Ndihmës Mësues/e-Komuna Klinë – “Nënë tereze” – Budisalc

   6.  Ndihmës Mësues/e-Komuna Prizren – “Lekë Dukagjini”

Ju lutemi vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.

Politika për Mbrojtjen e Fëmijës: 

Të zotohet për të respektuar Menaxhimin e Rrezikut të Tdh-së duke përfshirë: Kodin Global të Mirësjelljes, Zotimet për Mbrojtjen e Fëmijëve, Politikën Anti-Mashtrim/Korrupsion. Politikën e Sigurimit  dhe Rregullorën e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.

Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk mund t’i përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutemi kini parasysh se vetëm kandidatët që hyjnë në listën e ngushtë do të kontaktohen.