Njoftim për Furnizim me Mekanizëm Bujqësore
Data e publikimit
09-08-2024
Data e perfundimit
30-10-2024
Kategoritë
Njoftim për Furnizim me mekanizëm bujqësore
Data e përgatitjes së njoftimit: 29/07/2024
T-11/2024
Detajet për kontakt:
Përshkrimi:
Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe, e cila operon në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj kohe, IRK ka zbatuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke përfshirë emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturore, bujqësore, blegtorale, si dhe projekte financiare, duke kontribuar në lehtësimin e nevojave të familjeve dhe individëve të varfër në Kosovë.
Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e mekanizmave bujqësorë për familjet përfituese të projektit “Fuqizimi i Agrokulturës në Kosovë” në kuadër të cilit do të bëhet shpërndarja e mekanizmit bujqësore sipas kërkesave të fermerëve, secila familje do te përfiton njerën nga komponentet, ku përfituesit do të jenë nga Komuna e Malishevës dhe Komuna e Mamushës. Ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar, Organizata Islamic Relief Kosova në bashkëpunim me Drejtoritë e Bujqësisë në Komunën e Malisheves dhe Mamushes do të bëjë implementimin e projektit.
Për secilin lotë, sasia e paraparë për të blerë është si vijon: Pjatore – 20 copë, KULTIVATOR R5 -580 mm – 120 copë, Freza – 1.8 m 70 cope, Mbjellëse misri – 10 copë, Mbjellëse gruri – 10 copë, SPERKATESE 400 LITRA – 15 copë, Spedifikacioni i Motokultivatorë 4.4 KW – 37 copë.
Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën për të përcaktuar sasinë e nevojshme sipas kërkesave të përfituesve të projektit.
Implementimi i furnizimit do të bëhet në përputhje me kriteret e përcaktuara nga Islamic Relief Kosova
- Afati i fundit për lifërimin e makinave për mekanizëm bujqësor është datë 30 Shtator 2024.
- Në rast të vonesës brenda periudhës së cekur më lartë, blerësi rezervon të drejtën për të ndërprerë urdhërin/kontratën.
Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet në dosje të tenderit:
Lot 6.
Spedifikacioni I Motokultivatorë 4.4 KW.
Vërejtje:
Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën që të zgjedhë për secilin lot, veç e veç, apo vlerën totale për të
gjitha lotët.
Kompania duhet të ofrojë garancion të paktën 1 vit për secilin lotë.
Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet t’i dërgoni në një zarf të mbyllur me titull – Islamic
Relief Kosova – Mekanizëm Bujqësor – duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi
nr. 10/A, 10000 Prishtinë.
Islamic Relief Kosova ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si më poshtë:
- Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
- Kodi i Sjelljes.
- Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.
Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresën e lartpërmendur më së voni deri më datën 12/08/2024 në
ora 15:00. Çdo ofertë që vjen pas kësaj date do të konsiderohet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në
shqyrtim nga prokurimi.