www.ofertapune.net Praktikë Profesionale (Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Administratë) | PunaIme

Praktikë Profesionale (Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Administratë)

Kompania

ARHING Group

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-07-2024

Data e perfundimit

30-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Shpallje për Praktikë Profesionale

Kompania: Arhing
Pozitat e Lira për Praktikë: Arkitekturë, Inxhinieri Ndërtimi, Administratë
Lokacioni: Prishtinë

Kompania jonë është në kërkim të individëve të talentuar dhe të motivuar për të përfituar nga një mundësi e shkëlqyer për praktikë profesionale në fushat e mëposhtme.

Si të Aplikoni:
Për të aplikuar për këto pozita, ju lutem plotësoni formularin e aplikimit në linkun e bashkëngjitur për pozitën që ju përshtatet.

1. Arkitekturë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Hartimi dhe zhvillimi i projekteve arkitektonike.
  • Pjesëmarrja në fazat e ndryshme të projektimit dhe ndërtimit.
  • Bashkëpunimi me ekipin për të siguruar përmbushjen e standardeve dhe kërkesave të klientëve.

Linku: https://forms.gle/k4BU1uDxxYPPMSVB6

2. Inxhinieri Ndërtimi
Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbikëqyrja e proceseve të ndërtimit dhe zbatimi i projekteve.
  • Projektim.
  • Ndihma në menaxhimin, kontrollimin e situacioneve dhe burimeve
  • Sigurimi i përputhshmërisë me rregullat dhe standardet e sigurisë në punë.

Linku: https://forms.gle/MsQKhHoWaw4KgMHf9

3. Administratë
Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Mbështetja e proceseve administrative të kompanisë.
  • Përpunimi dhe menaxhimi i dokumentacionit.
  • Të kontribuoni në projekte të ndryshme dhe të ofroni mbështetje për ekipin në aktivitete të ndryshme administrative.

Linku: https://forms.gle/tMowGyrpKDsG1W1Q9

Çfarë Ofron Praktika:

  • Eksperiencë praktike dhe mundësi për të punuar në projekte reale.
  • Udhëzime dhe mentorim nga profesionistë të fushës.
  • Mundësi për zhvillim dhe rritje profesionale.
  • Mundësi punësimi të rregullt.

Afati i fundit për aplikim është 01.09.2024

Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë dhe të filloni rrugëtimin tuaj profesional me ne!