www.ofertapune.net Zyrtar/e Financiar/e | PunaIme

Zyrtar/e Financiar/e

Kompania

Kallxo.com

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

29-07-2024

Data e perfundimit

06-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

KALLXO.com shpall konkurs për pozitën:

Zyrtar/e Financiar/e

Kallxo.com është në kërkim të një Zyrtar/e Financiar/e.

Detyrat dhe përgjegjësitë 

  • Përgatitja dhe regjistrimi i librave me të dhënat e nevojshme për OJQ;
  • Regjistrimi i  transaksioneve në softuerin për financa;
  • Barazimi i transaksioneve ditore, mujore dhe vjetore;
  • Përgatitja e kërkesave financiare dhe pagesave të ndryshme, sipas kërkesës;
  • Përgatitja e buxheteve për projekt-propozime te donatorët;
  • Dhënia e shpjegimeve të ndryshimeve në raportet financiare të projekteve;
  • Përgatitja e raporteve në mënyrë periodike;
  • Përgatitja e pasqyrave financiare sipas politikave/procedurave Kontabël dhe standardeve të kontabilitetit të Kosovës;
  • Përgatitja/deklarimi i raporteve, mujore dhe  vjetore siç kërkohet nga Administrata Tatimore e Kosovës dhe Këshilli i Kosovës për Raportim Financiar;
  • Të punojë ngusht me stafin menaxhues lidhur me proceset e auditimit të jashtëm dhe të brendshëm, dhe aktivitete të ndryshme financiare.

Kriteret për aplikim:

  • Kualifikim përkatës/titull të avancuar në financa ose fushë të ngjashme ekuivalente;
  • Të paktën tre (3) vite përvojë të mëhershme në kontabilitet, ndërsa përvoja paraprake në OJQ do të përbëjë avantazh;
  • Njohje të legjislacionit dhe rregullave financiare të OJQ-ve;
  • Aftësi të mira ndër-personale dhe aftësi për punë ekipore;
  • Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
  • Aftësi të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhën amtare dhe angleze;
  • Aftësi të raportimit të cilësisë së lartë.

Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën amtare dhe/ose angleze, përmes postës elektronike në adresën [email protected], me subjektin [Aplikim për pozitën Zyrtar/e Financiar/e] më së largu deri më 9 gusht 2024.

KALLXO.com inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.

Informata shtesë për KALLXO.com mund të gjeni në www.kallxo.com