Koordinator/e për Projekte
Data e publikimit
09-08-2024
Data e perfundimit
14-10-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Menaxhment
KALLXO.com shpall konkurs për pozitën:
Koordinator/e për Projekte
Kallxo.com është në kërkim të një Koordinator/e të Projekteve
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Koordinon dhe implementon aktivitetet specifike në kuadër të projekteve, duke përfshirë dhe organizimin e ngjarjeve publike;
- Propozon dhe harton projekt propozime në bazë të kritereve të paracaktuara nga donatorët, prioriteteve strategjike të organizatës dhe nevojave aktuale të ekipit;
- Përgatit raportet narrative sipas kërkesave të donatorëve brenda afateve të paracaktuara;
- Zhvillon komunikim të vazhdueshëm me ekipin e KALLXO.com, donatorët, partnerët nga shoqëria civile dhe mediat si dhe institucionet e ndryshme publike, private e të pavarura në fushat me interes për organizatën;
- Hulumton tema dhe çështje që lidhen me misionin, vizionin dhe objektivat e organizatës.
Kriteret për aplikim
- Përvojë të mëhershme në koordinim, organizim, planifikim dhe zbatim të aktiviteteve dhe projekteve;
- Përvojë të mëhershme në shkrim të projekteve dhe raportim narrativ për aktivitete dhe projekte të zbatuara;
- Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit verbal dhe me shkrim në gjuhë shqipe dhe angleze, ndërsa njohja e gjuhës serbe përbën një avantazh;
- Gatishmëri për të punuar me orar të plotë dhe fleksibil;
- Njohuri dhe përvojë rreth punës në sektorin e organizatave jo-qeveritare dhe/apo skenës mediale.
Për të aplikuar duhet të dërgoni një Curriculum Vitae (CV) dhe një letër motivimi në gjuhën amtare dhe angleze, përmes postës elektronike në adresën [email protected], me subjektin [Aplikim për pozitën Koordinator/e për Projekte] më së largu deri më 16 gusht 2024.
KALLXO.com inkurajon aplikuesit nga të gjitha gjinitë, si dhe ofron mundësi të barabartë punësimi për të gjithë personat e interesuar pa kurrfarë paragjykimi mbi baza gjinore, fetare, etnike ose politike, apo ndonjë bazë tjetër.
Informata shtesë për KALLXO.com mund të gjeni në www.kallxo.com