Agjent/e i/e Thirrjeve në Call Center
Data e publikimit
16-07-2024
Data e perfundimit
14-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Retail dhe Distribuim
Elektroservis Kosova sh.p.k hap konkurs për – Agjent të thirrjeve në Call Center
Jemi në kërkim të individëve të përkushtuar me përvojë në kujdesin ndaj klientit,
Kandidatët e suksesshëm do të jenë përgjegjës sigurimin e standardeve të larta të kënaqësisë së klientit…
Pozita: Agjent/e i/e thirrjeve në Call Center
Vendndodhja: Prishtinë,
Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgjigjja në thirrjet e klientëve në mënyrë profesionale dhe të sjellshme.
- Dëgjimi aktiv i problemeve dhe pyetjeve të klientëve.
- Ofrimi i zgjidhjeve efektive dhe të shpejta për të kënaqur nevojat e klientëve.
- Regjistrimi i detajuar i thirrjeve dhe çështjeve të klientëve në sistemin e menaxhimit të marrëdhënieve me klientët.
- Përditësimi i informacionit të kontaktit dhe të dhënave të tjera të rëndësishme të klientëve.
- Ndjekja e protokolleve dhe procedurave të caktuara nga kompania për trajtimin e thirrjeve.
- Respektimi i standardeve të cilësisë dhe shpejtësisë së përgjigjes.
- Pjesëmarrja në trajnime të vazhdueshme për të përmirësuar njohuritë dhe aftësitë në fushën e shërbimit të klientit.
- Zhvillimi i aftësive të komunikimit dhe menaxhimit të kohës.
- Trajtimi i ankesave të klientëve me profesionalizëm dhe empati.
- Përcjellja e çështjeve më komplekse te menaxheri ose departamentet përkatëse kur është e nevojshme.
- Përgatitja e raporteve ditore, javore ose mujore mbi aktivitetin e thirrjeve dhe performancën.
- Analizimi i të dhënave për të identifikuar mundësitë për përmirësim.
- Ofrimi i ndihmës teknike bazike për produktet ose shërbimet e kompanisë.
- Udhëzimi i klientëve përmes procedurave të thjeshta të zgjidhjes së problemeve.
Kualifikimet:
- Njohuri të mira të gjuhës angleze (të shkruar dhe të folur)
- Aftësi të mira analitike, nivel të lartë përgjegjësie
- Aftësi të avancuara Excel (Microsoft Office),
Aftesite personale dhe organizative:
- Aftesi shume te mira te menaxhimit te kohes;
- Aftesi te forta analitike dhe raportuese;
- Aftesi për zgjidhjen e problemeve;
- Fleksibilitet dhe pershtatshmeri ndaj ndryshimeve dhe sfidave;
Si të Aplikoni:
Ju lutem dërgoni CV-në dhe letër motivimi përmes butonit “Apliko Këtu”
Afati për aplikim është deri më 30.07.2024!