Vozitës / Përgjegjës për Eskavator (Bagerist), Inkasant (4)
Data e publikimit
15-07-2024
Data e perfundimit
15-09-2024
Lloji i orarit
Full Time
Kategoritë
Transport, Logjistikë
Në bazë të Ligjit të punës, Statutit të Kompanisë dhe Rregullores për sistematizimin e vendeve të punës , Kryeshefi Ekzekutiv KRU “Drini i Bardhë” Sh.A- Pejë me datë: 15.07.2024 shpall këtë:
K O N K U R S
Për plotesimin e pozitave
- 1x Vozitës – Përgjegjës për Eskavator (Bagerist),
- 2x inkasant Pejë,
- 2x inkasant Deçan.
Për plotësimin e pozitës :
Pozita 1.
Vozitës – Përgjegjës për Eskavator (Bagerist)
I përgjigjet: Menagjerit të Njesisë dhe Kryeshefit Ekzekutiv.
Vendi i punës Pejë.
Paga: 350 € bruto.
Kohëzgjatja e emrimit: Me kohë të caktuar 1 vit, me punë provuese 6 muaj, me mundësi vazhdimi.
Detyrat e punës janë:
- Vozitë, organizon dhe koordinon punën me eskavator dhe kujdeset për mirëmbajtjen e tij,
- Propozon masa mbrojtëse në vend të punës dhe jep llogari për punët e kryera,
- Për punën e tij i përgjigjet Menaxherit të Njesisë dhe Kryeshefit Ekzekutiv.
Kushtet për themelimin e mardhenjës së punës
- Shkolla e mesme,
- Përvoja e punës 2 vjeçare në vozitje të eskavatorit,
- Ai duhet të jenë në gjendje të punojnë nën presion, të ketë moral të fortë për punë dhe integritet të lartë,
- vendimin për themelimin e mardhënies së punës e merr Kryeshefi Ekzekutiv .
Procedura e aplikimit:
Dokumentet dorëzohen ne zyrën nr. 1 të KRU “Drini i Bardhë’’ rruga “Mbretëresha Teutë” Nr. 85 Pejë. (përball KEK-ut)
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
- Kopja e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës së punës e dëshmuar me trust dhe kontratë,
- Diplomën shkollore për kualifikimin e kërkuar – kopje,
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj.
Për plotësimin e pozitës :
Pozita 2. Inkasant
I përgjigjet: Menagjerit të Njesisë dhe Kryeshefit Ekzekutiv,
Vendi i punës Pejë, Deçan
Paga: Për muajt Mars-Gusht 250 € ndërsa për maujt tjerë 190 € bruto.
Kohëzgjatja e emrimit: Me kohë të caktuar 1 vit, me punë provuese 6 muaj, me mundësi vazhdimi.
Detyrat e punës janë:
- Bëjnë pastrimin e kanaleve të ujitjes sipas planifikimit nga Menaxheri i Njësisë,
- Bëjnë kontraktimin e ujit, shpërndarjen e ujit, dhe pranojnë pagesat nga fermerët,
- Me rastin e pagesave janë të obliguar të lëshojnë kontrata dhe dëftesat e pagesave,
- Pas kryerjes së ujitjes janë të obliguar që sipas planit për mirëmbajtjen e objekteve ti pëgatisin për dimër,
- Kryejnë edhe punë tjera sipas kërkesës së Menaxherit të Njesisë dhe Kryeshefit Ekzekutiv
Kushtet për themelimin e mardhenjës së punës.
- Kualifikimi fillor ose i mesem shkollor,
- Ai/Ajo duhet të jenë në gjendje të punojnë nën presion , të ketë moral të fortë për punë dhe integritet të lartë,
- Vendimin për themelimin e marrdhënies së punës e bëjnë Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë.
Procedura e aplikimit:
Dokumentet dorëzohen ne zyrën nr. 1 të KRU “Drini i Bardhë’’ rruga “Mbretëresha Teutë” Nr. 85 Pejë. (përball KEK-ut)
Aplikacionit duhet bashkangjitur edhe këto dokumente:
- Kopja e letërnjoftimit, dëshminë e përvojës së punës e deshirueshme,
- Diplomën shkollore për kualifikimin e kërkuar – kopje,
- Dëshminë se nuk jeni nën hetime, jo më të vjetër se gjashtë (6) muaj.
Procedura për aplikim:
Aplikacionet e kompletuara sipas këtij konkursi dërgohen në Zyren e Asistentes Administrative NP. K.R.U”Drini i Bradhë”SH.A në adresën Rr.” Mbretëresha Teutë”Nr.85 -Pejë, Konkursi është i hapur nga data 15.07.2024 deri më date: 29.07.2024, aplikacionet mund të dorzohen nga ora 8:00 deri në ora ora16:00.
Paraqitja e kërkesave:
Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara do të refuzohen.
Në rast të numrit të madh të kërkesave të pranuara, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Kandidatët të cilët do të jenë të përzgjedhur dhe të ftuar në intervistë duhet t’i sjellin në shikim dokumentet origjinale.