www.ofertapune.net Arkëtar në Ekspoziturën në Lipjan | PunaIme

Arkëtar në Ekspoziturën në Lipjan

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Lipjan

Data e publikimit

10-07-2024

Data e perfundimit

22-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Retail dhe Distribuim

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, rishpall

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatit për vendin e punës

Arkëtar në Ekspoziturën në Lipjan (një vend pune, për kohë të caktuar për zëvendësim deri në kthimin e të punësuarës së caktuar nga pushimi i lehonisë).

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Preferohet diplomë universitare në lëmin e ekonomisë, financave, kontabilitetit, administrimit të biznesit ose lëmi të ngjashme;
  • Preferohet së paku 1 vjet përvojë pune në institucione financiare;
  • Aftësi në shitje dhe përvojë në administrimin e parave;
  • Shkathtësi kompjuterike posaçërisht në Excel;
  • Aftësi të mira komunikuese,
  • Preferohet njohja e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

 

  • Përgjegjës për gjendjen e parave të gatshme “cash-it” në arkë;
  • Është përgjegjës për realizimin e planeve të caktuara te shitjes dhe objektivave;
  • Afarizmi në arkë për persona fizikë dhe juridik dhe shitja;
  • Vendosja e kontakteve me klientët, orientimi dhe informimi i tyre
  • Kryerja e deponimeve dhe tërheqjeve me para te gatshme;
  • Në raste dhe sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe transaksione “non cash”;
  • Promovimi dhe shitja e drejtpërdrejt e produkteve bankare dhe e shërbimeve financiare të Bankës;
  • Këshillimi i klientëve me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së vendimeve nga ana e tyre mbi produktet dhe shërbimet bankare, si dhe për mënyrat e shfrytëzimit të tyre,
  • Barazimi i arkave dhe përgatitja e raporteve në fund të ditës;
  • I raporton arkëtarit kryesor dhe udhëheqësit të Ekspoziturës;
  • Sipas kërkesës të udhëheqësit të drejtpërdrejt kryen edhe punë dhe detyra të tjera nga fushëveprimi i vendit të punës. 

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com , deri më datën 18 korrik 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.