www.ofertapune.net Koordinator/e i/e Mbledhjes së të Dhënave | PunaIme

Koordinator/e i/e Mbledhjes së të Dhënave

Kompania

Kantar

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

05-07-2024

Data e perfundimit

02-11-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Pozita

Koordinator/e i Mbledhjes së të Dhënave (Data Collection Cordinator

Përmbledhje e punës

Po kërkojmë një Koordinator/e të mbledhjes së të dhënave jashtëzakonisht të motivuar dhe të orientuar në detaje për të u bashkëngjitur ekipit tonë dinamik të hulumtuesve. Kandidati/tja ideal/e duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim, koordinim dhe organizim, të jetë i/e gatshëm të reagojë shpejt në ndryshime dhe sfida, dhe të aftë të bashkëpunojë efektivisht me ekipe të ndryshme funksionale.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Koordinimi i punës dhe aktiviteteve të ekipit të terrenit.
  • Mbikëqyrja e punës në terren për të siguruar respektimin e standardeve të larta të kualitetit dhe afateve të caktuara.
  • Komunikim dhe raportim i rregullt me menaxhmentin për të siguruar mbarëvajtjen e projekteve.
  • Bashkëpunim efektiv me zyrën dhe të tjerët për të adresuar problemet e terrenit.
  • Reagim i shpejtë në situata të ndryshme emergjente në terren.
  • Kontrolli i kualitetit të punës së intervistuesve në terren.
  • Mbajtja e takimeve informuese para fillimit të projekteve për të përgatitur ekipin.
  • Mirëmbajtja e databazës së punëtorëve të terrenit për të optimizuar menaxhimin e punëtorëve të terrenit.
  • Detyra të tjera të caktuara nga menaxhmenti

Periudha provuese:                 3 muaj

Kontrata:                                   12 muaj

Orari i punës:                            40 orë në javë, e hënë – e premte, 0830–1700 (orari i rregullt gjatë ditëve të javës, me fleksibilitet për të organizuar në bazë të dinamikës së punës) 

Benefitet:                                   Skema pensionale sipas ligjit, Kontrata sipas ligjit të punës

Kushtet tjera:                            Nuk lejohet të punojë në të njëjtën kohe për ndonjë kompani apo organizatë tjetër në sektorin e njëjtë (hulumtime të tregut dhe/ose të opinionit)

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Eksperiencë në rolin e koordinatorit të terrenit ose në një pozicion të ngjashëm.
  • Aftësi organizative dhe të menaxhimit të kohës.
  • Kompetencë në zgjidhjen e problemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi verbal dhe shkrim.
  • Njohuri mesatare në Microsoft Word, Excel, dhe Power Point
  • Patent shofer kategoria B.

Procesi i aplikimit:

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni Cv-ne dhe nje Letër Motivuese përmes butonit “Apliko Këtu”

I falënderojmë të gjithë aplikuesit për interesimin, por vetëm ata që përzgjidhen për intervistë do të kontaktohen.

Kantar Index Kosova është punëdhënës që respekton mundësitë e barabarta dhe mirëpret llojllojshmëri të madhe të aplikuesve. Inkurajojmë aplikime nga individë me çfarëdo prejardhje dhe

përvoje.

⏱️ Dëshiron të aplikosh më shpejtë?