www.ofertapune.net Zyrtar Administrativ | PunaIme

Zyrtar Administrativ

Kompania

Agjencia e Statistikave të Kosovës

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

28-06-2024

Data e perfundimit

24-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Administratë

Në bazë të Ligjit Nr. 08/L – 197 për zyrtarët publikë, Neni 39 (1,2,3,4,5 dhe 6) dhe Rregullores (QRK) NR. 15/2023 për pranimin dhe karrierën në shërbimin civil të Republikës së Kosovë, Neni 5 Zyra e Kryeministrit të Kosovës-Agjencia e Statistikave te Kosoves shpall:

Konkurs

Pranim

Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar.

Emri i grupit                                          Grupi i administrimit të përgjithshëm

Titulli i pozitës së punës                    Zyrtar Administrativ

Klasa e pozitës                                    Profesional 2

Koeficienti/Paga                                 5.1

Nr. i kërkuar                                         1

Kohëzgjatja e emërimit                      Emërim me afat të pacaktuar

Data e njoftimit                                   27/06/2024

Afati për aplikim                                 28/06/2024 – 27/07/2024 

Institucioni                                          Zyra e Kryeministrit të Kosovës-Agjencia e Statistikave te Kosoves

Departamenti                                      Zyra e Kryeshefit Ekzekutiv

Divizioni

Vendi i punës                                      Profesional 2

Nr. i Referencës                                 RN00014360

Kodi                                                      RPC0007899

Përshkrimi i përgjithshëm i punës

  1. Ndihmon në organizimin e punës dhe menaxhimin efikas të aktiviteteve të përditshme të zyrës dhe është përgjegjës për punët administrative dhe operative të Zyrës së Kryeshefit Ekzekutiv (ZKA);
  2. Aranzhon takime për mbikëqyrësin, pret palët, kryen dhe merr telefonata, u përgjigjet kërkesave rutinore për informata për Kryeshefin Ekzekutiv (ZKA);
  3. Harton shkresa të ndryshme dhe ofron mbështetje profesionale dhe administrative për Kryeshefin Ekzekutiv (ZKA ) dhe stafin në Zyren e Kryeshefit Ekzekutiv;
  4. Siguron klasifikimin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e shkresave dhe dokumenteve në Zyren e Kryeshefit Ekzekutiv;
  5. Mbanë arkiv të zyrës , arkivimi i dokumenteve në formë elektronike (data bazë) dhe arkivimi në formë fizike;
  6. Përkujdeset për të gjithë dokumentacionin zyrtar dhe shkresat hyrëse/dalëse të zyrës;
  7. Përgatit raportet përmbledhëse për Kryeshefin Ekzekutiv ( ZKA);
  8. Kryen edhe detyra tjetër në përputhje me ligjet dhe rregulloret të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe nga mbikëqyrësi.

     2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.
  1. Kërkesat e përgjithshme formale
  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë e arsimit të lartë e nivelit të parë (Bachelor ), Arsim i lartë i paspecifikuar.
  • Kërkesat specifike: Certifikata, licenca kur kërkohen me legjislacionin në fuqi apo kur vlerësohet se janë të nevojshme për pozitat e kësaj klase.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku 1 (një) vit përvojë pune në fushën për të cilën zhvillohet procedura për plotësimin e pozitës së lirë të punës.
  1. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit
  • Njohuri të plotë dhe të specializuara në fushën profesionale specifike.
  • Nivel të lartë të njohurive profesionale ose teknike të fushës përkatëse dhe të kuptuarit e fushave që ndërlidhen me detyrat dhe përgjegjësitë.
  • Njohuri të mira të metodave kërkimore, që ndihmojnë në përgatitjen e raporteve bazike ose analitike dhe në marrjen e vendimeve.
  • Aftësi të arsyetimit logjik dhe analizës.
  • Aftësi për të bërë gjykime profesionale të pavarura dhe për të ushtruar diskrecion mbi çështjet dhe për të dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin dhe zbatimin e politikave.
  • Aftësi të mira komunikimi verbal dhe me shkrim, aftësi të mira ndërpersonale dhe aftësinë për të punuar në mënyrë të pavarur apo si pjesë e një grupi ,
  • Aftësi komunikimi dhe ndikim personal, përfshirë aftësi për të përfaqësuar.
  • Njohja e gjuhëve të huaj (e preferueshme).
  1. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre
  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës/certifikatës së shtetësisë së Republikës së Kosovës.
  • Kopjen e diplomës të kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionet arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurë të nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet deri në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjet e dëshmisë së punësimit(vërtetim/kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë.Dëshmisë e punësimit (vertetim /kontratë) jashtë institucioneve publike duhet të mbështet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim: pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale apo pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personal.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik (Vëmendje: kjo dëshmi është e obligueshme për të punësuarit aktualisht ne institucione publike, dukei përfshirë praktikantët dhe te gjithë te angazhuarit e tjerë ne forma te ndryshme ne institucione publike). Vërtetimi duhet te ketë datën jo më të vjetër se data e njoftimit të këtij konkursi. për të punësuarit në institucione publike).
  • Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike, por kanë qenë të punësuar/angazhuar në forma te ndryshme ne institucione publike duhet të dërgojnë një vet deklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë

disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik. Deklarata duhet ti përfshijë të gjitha periudhat e punësimit/angazhimit në te gjitha institucionet ku ka qene i punësuar/angazhuar. Deklarata duhet te ketë datën jo me te vjetër se data e njoftimit te këtij konkursi.

  • Kopjet e dokumenteve tjera që provojnë plotësimin e kushteve për aplikim të përcaktuara në shpalljen e rekrutimit dhe të deklaruara në aplikacion.

Dëshmitë që nuk kërkohen gjatë aplikimit, por në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më të vjetër se(6) muaj nga data e lëshimit.
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.
  • Dëshmi përkatëse se kandidati ka zotësi të plotë për të vepruar.
  1. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak
  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 11/08/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net )

       7.Kriteret specifike shtesë

  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim – maksimumi 70 pikë
  • Intervista – maksimumi 30 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bën verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve ne origjinal apo të njësuara me origjinalin.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen