www.ofertapune.net Drejtor i Sekretariatit të KQZ-së | PunaIme

Drejtor i Sekretariatit të KQZ-së

Kompania

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

02-07-2024

Data e perfundimit

20-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment Ekzekutiv

  1. Përshkrimi i përgjithshëm i punës
  • Organizimin e agjendës së takimeve të KQZ-së nën udhëheqjen e Kryesuesit dhe sigurimin e tërë materialit të nevojshëm para çdo takimi dhe merr pjesë në takimet e KQZ-së;
  • Raporton në KQZ për të gjitha detyrat e SKQZ-së, me përjashtim të drejtorit ekzekutiv të Zyrës;
  • Administrimin dhe udhëheqjen e gjithmbarshme të Sekretariatit dhe sigurimin për zbatimin e të gjitha funksioneve të besuara;
  • Sigurimin e udhëzimeve të duhura për KQZ-në, dhe këshillave të paanshme e të kualifikuara nga Sekretariati;
  • Organizimin e Sekretariatit dhe nxjerrjen e procedurave administrative lidhur me çështjet të cilat i përkasin;
  • Menaxhimin efektiv dhe efikas të burimeve njerëzore dhe financiare të Sekretariatit;
  • Zbatimin e politikave jo-diskriminuese ndaj personelit të Sekretariatit, përfshirë përfaqësimin e drejtë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet dhe garantimin që përbërja e stafit të Sekretariatit e reflekton karakterin shumetnik të Kosovës;
  • Siguron drejtimin, koordinimin, kontrollin dhe mbikëqyrjen e të gjithë stafit të KQZ;
  • Siguron bashkëpunimin me institucionet e tjera me funksionet që ndërlidhen me mandatin e KQZ;
  • Kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tjera të përcaktuara nga KQZ.

2. Kriteret e përgjithshme për pranimin në detyrë, sipas nenit 9 të LZP-së

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për veprim, sipas legjislacionit në fuqi;
  • Të zotërojë të paktën njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë e/i aftë për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë e/i dënuar për kryerjen e një veprës penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.
  • Të ketë arsimin, përvojën e punës profesionale dhe/apo aftësitë e kërkuara për pozitën, kategorinë, klasën apo grupin përkatës.
  • Të kaloj me sukses procedurat e pranimit të përcaktuara në këtë ligj.

3. Kërkesat e përgjithshme formale

  • Arsimimi i kërkuar: Diplomë/a të studimeve universitare me të paktën 240 kredi/ECTS, apo ekuivalente me to.

Lloji i arsimimit: I paspecifikuar.

  • Kualifikime të posaçme formale: Gjuha angleze, niveli B2, e dëshmuar me certifikatë TOEFEL, IELTS.
  • Përvoja e punës e kërkuar: Së paku tetë (8) vite përvojë pune profesionale, nga të cilat pesë (5) vite në pozita udhëheqëse.

4. Njohuritë, aftësitë dhe cilësitë e kërkuara në procedurën e rekrutimit

  • Aftësi të larta organizative, drejtuese (lidership) të hartimit të politikave dhe menaxhimit strategjik.
  • Shkathtësi të shkëlqyera strategjike dhe analitike që i mundësojnë të këshillojë për çështje komplekse, me besueshmëri dhe vendosmëri në arritjen e objektivave strategjike të institucionit.
  • Aftësi për të udhëhequr, bashkëpunuar dhe për të menaxhuar ndryshime të rëndësishme në organizata të mëdha dhe komplekse.
  • Njohuri të gjëra lidhur me fushën e përgjegjësisë së institucionit, menaxhimit buxhetor dhe të shërbimit civil.
  • Aftësi për t’iu përshtatur ndryshimeve të prioriteteve, kërkesave dhe afateve kohore, përmes aftësive të nivelit të lartë analitik dhe zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të forta negocimi, komunikimi dhe bashkëpunimi, përfshirë aftësinë për komunikim dhe bashkëpunim, përfshirë aftësinë për të krijuar dhe mbajtur marrëdhënie mirëbesimi me titullarin e institucionit dhe stafin që menaxhon.

5. Dokumentet që duhet të dorëzohen si pjesë e aplikimit dhe mënyrën e dorëzimit të tyre

  • Kopjen e diplomës së kërkuar me konkurs të lëshuar nga institucionit arsimore të Republikës së Kosovës. Nëse diploma është fituar jashtë vendit, vërtetimin e nostrifikimit të diplomës së fituar apo aktin që dëshmon se diploma e fituar është në procedurën e nostrifikimit, me kusht që nostrifikimi i diplomës të dorëzohet në momentin e nënshkrimit të aktit për emërim në pozitë;
  • Kopjen e dëshmisë së punësimit (vërtetim/ kontratë) të lëshuar nga institucioni përkatës i punësimit për përvojën e punës, që përcakton pozitën e punës si dhe kohëzgjatjen e angazhimit në atë pozitë. Dëshmitë e punësimit jashtë institucioneve publike duhet të mbështetet së paku njëra nga dëshmitë si në vijim:
  • pasqyra e pagesave në fondin e kursimeve pensionale, apo
  • pasqyra e pagesave të obligimeve tatimore në përputhje me legjislacionin tatimor për të ardhurat personale.
  • Kopjen e certifikatave që dëshmojnë njohjen e gjuhës angleze të nivelit B2, të dëshmuar me certifikatë TOEFL, IELTS.
  • Dëshmi që nuk ka në fuqi masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucionin publik (vlen për të punësuar në institucione publike);
  • Kandidatët që nuk janë të punësuar në institucione publike duhet të dërgojnë një vetë deklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk kanë masë disiplinore për shkelje të rëndë në institucion publik.

Dëshmitë që kërkohen në fazën e verifikimit para emërimit

  • Certifikatë mbi dënimet penale origjinale e lëshuar nga gjykata, ose e shkarkuar nga platforma elektronike e-Kosova, përmes së cilës dëshmohet se nuk është i/ e dënuar për kryerjen e veprës penale me dashje, jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj nga data e lëshimit;
  • Dëshmi se kandidati është i aftë në pikëpamje shëndetësore.

6. Data e daljes së rezultateve të vlerësimit paraprak

  • Lista e kandidatëve të cilët plotësojnë kushtet për pranim do të shpallet më së largu deri më datën 08/08/2024, në portalin e rekrutimit elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)

7.Kriteret specifike shtesë

Kërkesat shtesë sipas legjislacionit në fuqi

  • Të mos jetë anëtar i organeve drejtuese qendrore dhe komunale të një partie politike, siç përcaktohet në paragrafin 2, të nenit 25 të Ligjit Nr. 08/L-197 për Zyrtarët Publik.
  • Gjatë aplikimit, kandidatët dërgojnë një vetë deklaratë me shkrim të nënshkruar se nuk janë anëtar të organeve drejtuese qendrore dhe komunale të një partie politike.
  1. Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve
  • Testimi me shkrim – maksimumi 60 pikë
  • Intervista – maksimumi 40 pikë
  1. Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët
  • Përmes email dhe portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net)
  1. Mënyra e aplikimit
  1. Data e shpalljes së rezultateve përfundimtare
  • Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, fituesi do të shpallet përmes portalit për rekrutimi elektronik (https://konkursi.rks-gov.net). Të gjithë kandidatët pjesëmarrës në këtë procedurë do të njoftohen individualisht në mënyrë elektronike.

Të dhëna shtesë:

  • Pas përzgjedhjes së kandidatit fitues, njësia përgjegjëse bënë verifikimin para emërimit me qëllim të vërtetimit se kandidatët vazhdojnë të plotësojnë kriteret e konkursit, përmes dokumenteve në origjinale apo të njësuara me origjinalin.
  • Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuara dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP.
  • Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të parapara, nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Komunitetet jo shumicë dhe pjesëtarët e tyre, personat me aftësi të kufizuar dhe gjinia më pak e përfaqësuar kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional në shërbimin civil të Kosovës, siç specifikohet në LZP. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen