www.ofertapune.net Zyrtar i Lartë për Menaxhim të Projekteve | PunaIme

Zyrtar i Lartë për Menaxhim të Projekteve

Kompania

NLB Banka

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

21-06-2024

Data e perfundimit

18-10-2024

Lloji i orarit

Full Time

Kategoritë

Menaxhment

NLB Banka sh. a., me seli në Prishtinë, shpall

KONKURS 

për zgjedhjen e kandidatit për vendet e punës

Zyrtar i lartë për menaxhim të projekteve në Sektorin për Menaxhim të Projekteve (një vend pune)

KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

  • Diplome universitare bachelor në fushën e ekonomisë, administrimit të biznesit, bankave, financave, teknologjisë, inxhinierisë apo menaxhimit të projekteve. 
  • Përvojë pune të paktën 3 vjet në menaxhim të projekteve. E preferuar përvoja në menaxhim të projekteve në institucione financiare;
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e menaxhimit të projekteve. E preferuar certifikata; PMP (Project Management Professional) ose tjera të ngjashme nga PMI (Project Management Institute);
  • Aftësi të mira komunikuese, ndër-personale dhe prezantuese;
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.

PËRSHKRIMI I DETYRAVE TË VENDIT TË PUNËS

  • Propozon dhe përlinën draftet për standardet e menaxhimit të projekteve, metodologjive, dhe dokumenteve tjera të nevojshme që kanë të bëjnë me menaxhimin e projekteve në Bankë në përputhje me politikat e Bankës, strategjitë dhe dokumentet tjera të Grupit NLB;
  • Siguron zbatimin e dokumenteve të brendshme që rregullojnë menaxhimin e projekteve
  • Ofron udhëzime dhe trajnime tek palët e përfshira në menaxhim projektesh për aplikimin standardeve dhe procedurave të menaxhimit projekteve;
  • Ndihmon në planifikimin e projekteve, përfshirë por duke mos u kufizuar në planifikim të resurseve, afateve, analiza të kostove dhe përfitimeve, etj.
  • Monitoron rregullisht dhe nga afër implementimin e projekteve të aprovuara në bankë, në bashkëpunim me menaxherët e përcaktuar të projekteve dhe palët tjera të ndërlidhura me ato projekte;
  • Koordinon punën me të gjithë menaxherët e projekteve, sponsoret e projekteve dhe palët e përfshira/interesit të projekteve;
  • Mirëmban dhe përgatitë dokumentacionin lidhur me projektet për komitetet e menaxhimit të projekteve dhe organet tjera menaxhuese të Bankës;
  • Koordinon dhe organizon punën e komitetit të menaxhimit të projekteve apo forumeve të ngjashme, duke siguruar informim, propozime dhe implementim të vendimeve të komitetit apo atyre forumeve;
  • Përgatite raporte të rregullta dhe ad-hoc për projektet në Bankë, përfshirë raporte që ndërlidhen me aktivitete e projekte të fushës së ESG-së;
  • Monitoron rregullisht rezultatet e projekteve, përfshirë mbledhjen e komenteve dhe vlerësimeve pas mbylljes se projekteve;
  • Kryen edhe punë dhe detyra tjera nga fushëveprimi i vendit të punës sipas kërkesës së udhëheqësit të drejtpërdrejt dhe në hierarki

Aplikacioni duhet të plotësohet direkt në web faqen e Bankës www.nlb-kos.com, deri më datën 30 qershor 2024. Me rastin e plotësimit të aplikacionit duhet t’i bashkëngjitet edhe kopja e diplomës së kualifikimit dhe CV-ja.