www.ofertapune.net Asistent/e i/e Financave, Agjent/e i/e Shitjes (2) | PunaIme

Asistent/e i/e Financave, Agjent/e i/e Shitjes (2)

Kompania

Monting

Lokacioni

Prishtinë

Data e publikimit

24-06-2024

Data e perfundimit

17-09-2024

Lloji i orarit

Full Time

Monting  hap konkurs për :Asistent I financave / Agjent te shitjes X2 

  • Asistent/e Financave parapërgaditje për  Kontabilist 
  • Një Agjent/e i Shitjes për produkte metalike dhe sherbimet me laser dhe makineri.
  • Një Agjent/e i Shitjes për produkte/projekte në sektorin energjise 

Roli i Asistentit/es të Financave përfshin:

  • Të asistojë në përgatitjen e dokumentacionit financiar dhe kontabilistik të kompanisë;
  • Të ndihmojë në përgatitjen e raporteve financiare dhe deklaratave tatimore;
  • Të ndjekë dhe të regjistrojë transaksionet financiare në sistemin kontabël;
  • Të asistojë në procesin e përgatitjes dhe auditimit të pasqyrave financiare;
  • Të ndihmojë në menaxhimin e llogarive të pagueshme dhe të arkëtueshme;
  • Të kontrollojë dhe të verifikojë saktësinë e dokumentacionit financiar dhe të faturave;
  • Të sigurojë që pagesat e klientëve dhe furnitorëve të bëhen me kohë;
  • Të mbajë kontakt të rregullt me klientët dhe furnitorët për çështje financiare;
  • Të asistojë në përgatitjen dhe dorëzimin e dokumenteve financiare në institucione përkatëse;
  • Të menaxhojë arkivat financiare dhe të sigurojë organizimin e duhur të dokumentacionit;
  • Të bashkëpunojë ngushtë me ekipin financiar për të përmbushur nevojat e kompanisë.

Kualifikimet dhe aftësitë e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar ose të jetë në proces të përfundimit të studimeve universitare, përparësi kanë fakultetet e Ekonomisë;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze dhe punës me kompjuter;
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, me shkrim dhe me gojë;
  • Të ketë aftësi të mira organizative, koordinimi dhe prezantimi;
  • Të respektojë politikat dhe procedurat e kompanisë;
  • Të jetë i motivuar për të organizuar punën, të punojë në mënyrë të pavarur dhe efikase për të përmbushur afatet;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të punojë në grup;
  • Të jetë i/e aftë të raportojë në kohë dhe me efikasitet në lidhje me detyrat e ngarkuara;
  • Të posedojë patentë shoferi;
  • Përvoja e punës në pozita të ngjashme ka përparësi.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  • Curriculum Vitae (CV-autobiografia);
  • Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
  • Dëshmi për përvojën e punës;
  • CV-ja duhet të përmbajë një foto të kandidatit.

Një Agjent/e i Shitjes për produkte metalike dhe sherbimet me laser dhe makineri.

Detyra dhe Përgjegjësitë

  • Prezantimin, promovimin dhe shitjën e produkteve tek klientët ekzistues dhe te rinjë duke përdorur praktikat më të mira dhe trendet promovuese; 
  • Zhvillimin e Distribuimit – duke siguruar disponueshmerine dhe mbajtjen e te gjitha njesive te stokut 
  • Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
  • Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;

Kualifikimet e kërkuara

  • Diplomë e Shkollës së Mesme; 
  • Përvojë pune minimum 2-3 vite si Agjent/e të Shitjës për produkte metalike .
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi; 
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike; 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale; 
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Një Agjent/e i Shitjes për produkte/projekte në sektorin energjise  .

Detyra dhe Përgjegjësitë

  • Prezantimin, promovimin dhe shitjën e produkteve tek klientët ekzistues dhe te rinjë duke përdorur praktikat më të mira dhe trendet promovuese; 
  • Zhvillimin e Distribuimit – duke siguruar disponueshmerine dhe mbajtjen e te gjitha njesive te stokut 
  • Zbatimi dhe koordinimi i aktiviteteve të dakorduara të marketingut (pozicionet dytësore, komunikimi i ofertave speciale);
  • Monitorimi i aktiviteteve të produkteve;

Kualifikimet e kërkuara

  • Bachelor I  energjetikes  ose  në përfundim 
  • Përvojë pune minimum 2-3 vite si Agjent/e të Shitjës për produkte/projekte në sektorin energjise  .
  • Njohja e gjuhës angleze konsiderohet si përparësi; 
  • Aftësi të shkëlqyera kompjuterike; 
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi, organizative dhe interpersonale; 
  • Të jenë të pajisur me patentë shofer të kategorisë B.

Mënyra Aplikimit:

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë në [email protected] deri me datë 20.07.2024 .

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet